Gërdeci, reagon vëllai i Durdës: Buzëqumështi Shkëlzen nuk shpëton dot..!

Vëllai i një prej viktimave të Gërdecit, të miturit Edison Durda, që u vra nga shpërthimi në Gërdec, ka postuar pak minuta pas dhënies së vendimit të Apelit në Gërdec, një paralajmërim për Sali Berishën dhe të birin e tij se nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi për tragjedinë e Gërdecit.
Geraldo Durda, i cili njihet dhe si një aktivist i shoqërisë civile, thotë në postimin e tij në Facebook se Sali Berisha dhe “buzëqumështi i tij Shkëlzeni” nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi.
“Jo, jo, Sali Berisha nuk do tw shpëtosh as ti dhe as ai buzëqumështi yt Shkëlzeni… Do e paguani një me një… Jo ulje dënimi dhe pranim tw kërkesës për gjykim tw shkurtuar t’ju japësh mercenareve tw tu, po nuk ka Perëndi qw ty do tw shpëtojw…!”
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për fajtorët e Gërdecit dhe uli në 1/3 dënimet për administratorin dhe pronarin e kompanisë, Mihal Delijorgji.
Shkëlzen Berisha, i cili qëndronte pas biznesit të Gërdecit, nuk u thirr asnjëherë në pyetje, ndërsa njeriu i tij më i afërt, Rrahman Selmanllari, nuk u mor i pandehur edhe pse ka gënjyer në dëshminë e tij para prokurorisë.
TEMA
Add new comment