Edhe PD e pranon: Ka 43 mijë emra të dubluar në listat zgjedhore

Postuar në 14 Shkurt, 2013 03:14

 

Sipas relacionit të KQZ-së, audituesi i propozuar nga PD zbulon 43.186 zgjedhës të dyshuar për dublikim në listat zgjedhore.

Dy audituesit e propozuar nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pasaktësitë e konstatuara nga listat e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kanë dalë me dy raporte. Diferenca midis raporteve është tepër e lartë, rreth 20 mijë gabime.

Rekorde të dyshuara të dubluara sipas përfaqësuesit të së djathtës janë 43.186. Përfaqësuesi i majtë shprehet se janë konstatuar 65.702.

Mospërputhje shifrash ka edhe për zgjedhësit mbi 100 vjeç që figurojnë ende në lista. Në njërin raport figurojnë 1.057, në tjetrin 100 më shumë.

Në të gjithë vendin do të jenë 3.288.797 zgjedhës. Sipas Ministrisë, 3.235.145 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5.441 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Ndërsa, 53.652 zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve që duhet të kenë një qendër votimi, shkruhet në gazetën Shekulli.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.