FSK-ja, më 17 shkurt, parakalon me autoblinda

Postuar në 15 Shkurt, 2013 02:14

Prishtinë, 15 shkurt - Pjesëtarët e FSK-së, si dhe automjetet e kësaj force, krahas atyre të Policisë dhe të Shërbimeve Emergjente, do të parakalojnë në sheshin ‘Nënë Tereza”, të dielën, më 17 shkurt, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë. Ndryshe, Qeveria që nga e premtja do të nisë festimet për shënimin e pesëvjetorit të shtetësisë së Kosovës, kurse krejt kjo do t’i kushtojë buxhetit 100 mijë euro. 

Me planin operativ për shënimin e këtij manifestimi parashihet të parakalojnë gjashtë kuadrate me pjesëtarë të FSK-së, pastaj orkestra prej 37 anëtarësh, 94 pjesëtarë me automjete, 10 koordinatorë si dhe 40 pjesëtarë në sigurim dhe përcjellje. Gjithsej FSK-ja do të paraqitet me 499 pjesëtarë. Ndërsa Policia e Kosovës do të paraqitet me katër kuadrate me 132 pjesëtarë si dhe 30 pjesëtarë në automjete, derisa Agjencia e Shërbimeve Emergjente do të paraqitet me një kuadrat dhe automjete, gjithsej 78 pjesëtarë

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.