Selami, takime me Berishën dhe Bashën

Pas më shumë se një jave nga rikthimi i Eduard Selamit në Tiranë, ish-kryetari i Partisë Demokratike u prit dje në takim nga dy prej drejtuesve kryesorë të PD-së, liderin e saj Sali Berisha dhe kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha. Rreth orës 13:00, një nga themeluesit e PD-së është parë të drejtohet në zyrën e Berishës në Kryeministri.
I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, ish-kryetari i PD-së në vitet 1992-1995 ka konfirmuar takimin dhe faktin se ka qëndruar për rreth 60 minuta në zyrën e Kryeministrit. Selami tha se gjatë bisedës Berisha ka shprehur vullnetin se ai është sërish i mirëpritur në Partinë Demokratike.
“Gjithçka ishte në mirëkuptim. Ishte një takim mes miqsh të vjetër, siç kanë qenë gjithmonë takimet tona. Më është shprehur vullneti se jam i mirëpritur në Partinë Demokratike si gjithmonë. Por nuk u fol asgjë nëse mund të jem kandidat për deputet, sepse kjo nuk është serioze. Ky është një diskutim dhe vendimmarrje e strukturave, dhe unë i respektoj procedurat. As që e mendoja ndryshe dhe jam shumë mirënjohës për kohën që Doktor Berisha gjeti për të më takuar”, shprehet Selami.
PANORAMA
Add new comment