Ja pjesa e fshehur e memos së DASH për Berishën

Postuar në 14 Shkurt, 2013 17:08

 

Memoja e dërguar nga Departamenti i Shtetit për qeverinë shqiptare, ka një pjesë që është fshirë për të mos u lexuar. Në këtë pjesë flitet për çështjen e monumentit të Preshevës.

Ja teksti:

 

“Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të. Nuk është një çështje territoresh, shkollash, zhvillimi ekonomik apo anëtarësimi në BE. Ai ishte një monument i ndërtuar ilegalisht dhe që kishte në një farë mënyre për qellim të provokonte qeverinë e Serbisë. E dyta e punës, qeveria e Serbisë tentoi të negocionte me politikanët vendas, por ata refuzuan të bëheshin pjesë e një dialogu real mbi këtë çështje. Është e vërtetë që qeveria e Serbisë mund të ishte treguar më e duruar edhe të vazhdonte tentativat për dialog, por përgjigja nga disa persona në Kosovë- (dëmtimi i varrezave) dhe përgjigja nga qeveria juaj vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit dhe dëmtuan imazhin tuaj.

Misioni i OSBE në Serbi, ambasada jonë në Beograd dhe një sërë misionesh diplomatike të tjera janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje dhe do vazhdojnë me tentativat e tyre. Ndërkohë, deklaratat tuaja vetëm sa e vështirësojnë punën tonë dhe nuk janë aspak të mirëpritura.

I gjithë synimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është që të ndalojnë Serbinë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Nga ana tjetër, ju ndërhyni pa pikë mëdyshje në çështjet e brendshme të Serbisë.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.