Ngjela: Berisha e bëri President se ndjente rrezik nga Bamir Topi kryeministër

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në televizionin News24 tha se kryeministri Sali Berisha ka përkrahur kandidaturën e Bamir Topit për President, pasi ndjente rrezik brenda.
Berisha, tha Ngjela është trembur se mos Topi do të bëhej kryeministër.
Bamir Topi dhe Spartak Ngjela janë të ftuarit e gazetarit Artur Zheji për të folur për të djathtën shqiptare.
Në rrëfimin e tij, Ngjela tha se ka përkrahur hapur në PD kandidaturën e Topit për kryeministër, duke shtuar se, në rolin e Presidenti Topi e mbrojti shtetin ligjor, ndaj dhe hyri në armiqësi me Berishën.
“Ne të dy, unë dhe zoti Topi kemi bërë bashkim politik, më esencial e kam bërë unë bashkimin sepse zoti Topi ka qenë rrjedhë e asaj partie. Unë kam vajtur atje pasi i kisha rënë Saliut. Pastaj ai ishte në opozitë, unë nuk kam qenë asnjë ditë me të në pushtet. Problemi është që kam qenë në opozitë në krahun e dhjathtë. Unë mendoj se si të fitonim. E dyta vijmë tek pozicioni i presidentit. Unë kam qenë pjesë e lojës. Kam bërë çështë e mundur që Bamir Topi me vendin që kishte në PD, dhe kishte vota më shumë se Saliu, kam dashur të bëhej kryeministër. Ai u tremb se ky mund të dilte kryeministër dhe koha e tregoi që Berisha e përkrahu për ta bërë president sepse ndjente rrezik brenda. Kur Bamir Topi u bë president, pyetja është ky ishte me shtetin apo e mbrojti shtetin apo jo? Fakti që mbrojti shtetin hyri në armiqësi me Berishën”- u shpreh Ngjela.
PANORAMA
Add new comment