Rama takon ambasadorët e BE: Kush do Shqipërinë europiane mes zgjedhjeve të lira nuk është vetëm

TIRANE- Zgjedhjet e qershorit kane qene ne qender te takimit te sotem te kreut te PS-se, Edi Rama me ambasadoret e BE-se ne vendin tone.
“Ishte një bashkëbisedim që zgjati dy orë mund të zgjaste më shumë , i hapur , i drejtpërdrejtë, më lejoni të mos bëj më shumë komente, të nënvizoj për ata që janë të interesuar që vota të mos cenohet dhe cdo votë të numërohet ndershmërisht jemi në një proces ku themi se cdo shqiptar që do Shqipërinë evropiane përmes zgjedhjeve të lira nuk është vetëm, por ka shumë miq rreth e rrotull që nuk do ta lënë vetëm”- ka thene Rama ne nje prononcim per mediat, ne mbyllje te takimit.
Takimi nisi rreth ores 11.00 ne zyrën e Bashkimit Europian në Tiranë dhe zgjati rreth dy ore.
“Ambasadoret u informuan per shqetesimet, pikepamjet dhe pritshmerite tona per zgjedhjet dhe ekonomine”- tha Rama.
PANORAMA
Add new comment