Gjyqtarët reagojnë sërish pas vendimit për “21 janarin”: Po denigrohet puna jonë

Postuar në 14 Shkurt, 2013 10:41

 

Gjyqtaret reagojnë serish vetëm pak dite, pasi quajtën ndërhyrje ne pushtetin e tyre sovran, një deklarate te ambasadës amerikane, qe u shpreh e tronditur nga pafajësia për te akuzuarit e 21 janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Plot një jave nga verdikti i Gjykatës se shkalles se pare, qe liroi nga akuzat, dy gardistet dhe qe shkaktoi një furtune te vërtete reagimesh ne politike, përfaqësitë diplomatike dhe organet mediatike, një njoftim i dyte shtypi mbërrin nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, raporton Vizion Plus.

Pasi verdiktit te 21 janarit, qe u pasua nga një tjetër i Apelit, qe i uli rreth 1/3 e dënimit te akuzuarve kryesore te tragjedisë se Gërdecit, gjyqtaret shprehen se verdikti i tyre merret ne analize vetëm kur përfundon shqyrtimi në të gjitha shkallët e gjykimit,dhe kjo,nga njohës të së drejtës. Por nëse ky proces zëvendësohet, fatalisht dhe në mënyrë populiste, në një fushatë denigrimi dhe përbaltje, kjo rrezikon të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme shanset për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia. Gjyqtaret shprehen me tej ne deklarate, se po delegjitimohet puna e tyre e vështirë,dhe ky komunitet, çdo ditë e më tepër po përballet me dhunën fizike e verbale të frymëzuar nga kjo klimë.

Kjo është hera e dyte qe përfaqësues te komunitetit gjyqësor, por te paidentifikuar se cilët janë ata, reagojnë ne këtë mënyre. Herën e pare ata u shprehen te indinjuar nga qëndrimi i diplomatit Arvizu, i cili zyrtarisht tha se vendimi i 21 janarit, ishte jo vetëm tronditës, por i tille qe minonte besimin ne aftësinë dhe vullnetin e sistemit te drejtësisë ne Shqipëri, atë besim për te cilin gjyqtaret ankohen se po shkatërrohet.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.