Rikthimi i Selamit, Braçe: Ky u rrah nga Berisha në 94-ën. Tare: Pa fije personaliteti, legen

Deklarata e Eduard Selamit bërë në emisionin “Opinion” për rikthimin në PD, nuk është anashkaluar nga ana e socialistëve. Dy prej deputetëve socialist, Erion Braçe dhe Auron Tare e kanë sulmuar ashpër Selamin. Braçe ka thënë se Selami u rrah më ’94-n nga Berisha, ndërsa Tare ka qenë edhe më i egër, duke e cilësuar atë legen.
“Kush është ky Eduard Selami? Po më shkruajnë në inbox se qenka kandidati i parë i Sali Berishës në Berat, ndaj pyes. Kam 18 vjet që kërkoj për këtë emër dhe nuk gjej gjë.
“Mos më thoni që është ai që e rrahu Berisha në 94-tën!! Mos më thoni as që pasi e rrahu e përzuri dhe nga Shqipëria!! Mos më thoni që pasi e përzuri nga Shqipëria, ky nga frika nuk shkeli për 10 vite të tëra në këtë vend!! Mos më thoni që pas 10 vjetësh erdhi tri herë, shau Berishën dhe ikte prapë!!”, shprehet Bracce.
Nga ana tjetër, Auron Tare shprehet se, “të shesësh makina të përdorura në SHBA është punë e nderuar, të bëhesh tellalli i Berishës kur të ka rrahur, përzënë nga Shqipëria e përbuzur gjithë këto vite është të jesh një njeri pa asnjë fije personaliteti, shkurt legen”.
TEMA
Add new comment