Milo: Gjykatat, institucione të Berishës, shteti po fsheh krimet e “21 janarit” dhe “Gërdecit”

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:53

 

Dy krimet e shekullit. Kështu i ka cilësuar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ngjarjen e 21 janarit dhe tragjedinë e Gërdecit, ndërsa është shprehur kundër vendimeve të gjykatave, që sipas tij treguan më së miri se gjyqësori është zaptuar nga kryeministri i vendit.

Gjykatat janë institucione të qeverisë, shteti po fsheh krimet” theksoi ai.

Nga qyteti i Korcës, aty ku dhe prej ditësh po zien debati lidhur me gërmimet e shtetit helen për eshtrat e ushtarëve, Milo ka bërë thirrje që ky akt të mos vishet me ngjyra politike, duke shtuar se marrëveshja për eshtrat greke është një akt humanitar dhe një e drejtë e shtetit grek.

Numri një i PDS-së ka folur edhe për koalicionet parazgjedhore, duke shprehur gadishmërinë e opozitës për të bashkëpunuar me cdo parti, në funksion të një rrotacioni politik pas 23 qershorit.

Sa i përket prespektivës europiane të vendit dhe bllokimit të tre ligjeve në Kuvend, Paskal Milo ka deklaruar se integrimi nuk varet nga tre ligjet, por nga përmbushja e standardeve të shtetit të së drejtës dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Milo ka komentuar edhe deklaratat nacionaliste të Kryeministrit Berisha, duke i vlerësuar mirëfilli elektorale

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.