Kunatat e vranë vjehrrën pasi ajo i kërcënoi se do u tregonte djemve për veprimet e pamoralshme

Naime Skuka, 67 vjeçe, u bë pre e dy nuseve të shtëpisë, Xhemiles dhe Hikes, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç.
Grindjet e vazhdueshmes mes zonjës së shtëpisë dhe nuseve i kanë shtyrë drejt këtij akti.
Burime nga fshati Hotesh në Dibër pohojnë se vjehrra mund të kishte pikasur veprime jo të moralshme nga nuset e djemve, pasi dy djemtë e saj gjendeshin në emigracion.
Autorja e vrasjes, Xhemilja, nënë e tre fëmijëve, mbrëmjen e së martës ka shkuar në dhomën ku flinte vjehrra dhe i ka derdhur vaj të nxehtë në vesh. Me të ka bashkëpunuar edhe kunata 23 vjeçare, me qëllim që të fshihnin krimin.
Trupi i vjehrrës është mbajtur deri në të gdhirë në shtëpi dhe më pas duke iu fshehur fqinjëve, nuset e kanë groposur në rreth 50 cm thellësi, te kasollja e bagëtive, siç ishte me rrobat e trupit.
Ngjarja është mbajtur e fshehur deri mëngjesin e djeshëm kur një fqinje e familjes ka vajtur për të vizituar Naimen dhe është shprehur e habitur që nuk e gjetur brenda, ndërsa ka ndjerë erën e keqe të kufomës që po dekompozohej. Ajo ua ka thënë këtë fakt nuseve dhe Xhemilja është frikësuar duke menduar se fqinjët e kishin pikasur se çfarë kishte ndodhur në banesë. Kështu që ka vendosur të vetëdorëzohej në polici.
Burime nga policia bëjnë me dije se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në vrasje. Dyshohet se sherri ka ndodhur pasi vjehrra i ka kërcënuar nuse se do t’ju tregonte çdo gjë djemve, kështu që gratë kanë vendosur flijimin e vjehrrës.
Policia ka arrestuar të dyja kunatat, ndërkohë që ngjarja është nën hetim.
TEMA

Add new comment