Florije Peçi: “Jam mirë, por s’do e mbaj fëmijën. I vëllai: “Autori do paguajë me jetë”

Postuar në 16 Shkurt, 2013 03:01

 

“Jam mirë, por nuk do ta mbaj këtë shtatzëni”.

Kështu ka deklaruar për GSH, Florije Peçi.

Pas aksidentit në Himarë  Florija ka mbetur me pasoja fizike dhe  mendore, dhe së fundmi qëndron e shtruar prej tri javësh në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pasi rezulton shtatzënë disamuajshe si pasojë e një abuzimi.

Ajo është shprehur se nuk mund të mbajë një fëmijë nga një shtatzëni që ajo nuk është në gjendje ta shpjegojë.

“Nga kjo jemi të gjithë të shokuar dhe kërkojmë që të zbardhet plotësisht kjo ngjarje e tmerrshme dhe e pabesueshme”, shprehet e motra, Erida Peçi.

E shoqja e Florijes, Eriseda Gubre, shprehet se pas aksidentit Florija ka mbetur me pasoja jo vetëm fizike, por edhe mendore.

“Unë kam folur vetëm një herë me Florijen, ajo nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, ka problem me kujtesën,”sqaron ajo.

Dyshimet e para bien mbi personelin mjekësor austriak dhe burime të Policisë së Shtetit bëjnë me dije se do të kryhet një analizë AND-je për të vërtetuar atësinë e fëmijës, çka do të zbulojë edhe identitetin e dhunuesit.

Vajza dyshohet të ketë mbetur shtatzënë gjatë kohës që gjendej në rehabilitim dhe pavarësisht kësaj, ajo ka qenë e paaftë për t’u mbrojtur.

Ndërkohë spitali austriak thotë se është i hapur për hetime.

I vëllai i Florijes, Gazmendi, thotë për Panorama se nëse mjekët janë dakord, ata duan ta mbajnë fëmijët.

Gazmendi thotë se autori i këitj krimi do paguajë me jetë.

“Duhet të gjendet domosdoshmërisht autori dhe të zbardhen motivet e ngjarjes. Ai mostër që e ka bërë këtë krim do paguajë dëmin e bërë, qoftë edhe me jetën e tij”.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.