Prishtinë, Topalli: Një komb një qëndrim, përjetë

Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:09

 

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seance solemne parlamentare me rastin e 5- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. E ftuar për të marrë pjesë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mbajti një fjalë rasti.

Para Kuvendit të Kosovës ajo solli në vëmendje deklaratën e ish Sekretares Amerikane të Shtetit,  Hillari Klinton në parlamentin shqiptar, duke thënë se; “ Ne kemi potenciali të bëhemi model, jo vetëm për rajonin, për Evropën por edhe për botën.”

Topalli vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës në të gjithë këto vite, ndërsa shtoi se, të dy vendet duan t’i bashkohen BE-së.

“Ne duam ti bashkohemi BE-së. Një komb një qëndrim është besimi jonë. Një komb një qëndrim ishte motoja jonë në ditë të vështirë, një komb një qëndrim do të jetë në jetë të jetëve. Ne duam të bashkohemi me BE- në, me njëri- tjetrin dhe familjen europiane.”- tha Topalli.

Në fjalën e saj Topalli vlerësoi figurën e ish Presidentit, Ibrahim Rugova, të cilin e cilësoi si arkitektin e pavarësisë, po ashtu dhe legjendën, siç tha ajo, të Luftës Çlirimtare të Kosovës, komandantin Adem Jashari.

Kjo është festa e çdo shqiptari, kudo ku jeton, theksoi Topalli, ndërsa dërgoi  falënderime edhe tek Bill Klinton, Toni Bler apo edhe Xhorxh Bush.

Seancën e kanë ndjekur edhe Presidenti, Bujar Nishani, kreu i PS-së, Edi Rama si dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.