21 janari, eksperti Çardaku hedh poshtë akuzat: Ashklat e drurit, në këmishën e Ziver Veizit

Postuar në 17 Shkurt, 2013 15:11

 

Eksperti mjeko-ligjor Ndoc Çardaku, i akuzuar nga prokuroria për manipulim të provave për ngjarjet e 21 janarit, ku katër protestues humbën jetën, ka pretenduar sërish se ashklat e drurit i ka gjetur në këmishën e Ziver Veizit.

Në një intervistë për “ABC News” eksperti mjeko-ligjor hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste, pretendimet e prokurorisë dhe interpretimin e ekspertit privat Dritan Zoto për manipulimin e provave. Çardaku mohon në mënyrë kategorike se në gjykatë ka hedhur poshtë apo ka interpretuar ekspertizën e FBI-së. Ai thotë se ekzaminimin e datës 23 janar 2011 të rrobave të viktimës Ziver Veizi e ka kryer me tre ekspertë të Laboratorit të Policisë Shkencore me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit.

Sipas tij, prokuroria ka sjellë rrobat e viktimës Veizi të vendosura në një qese letre, të vulosur. Ekzaminimi i tyre është bërë nga katër ekspertë të Laboratorit të Policisë Shkencore në prezencën e dy oficerëve të organit të akuzës dhe i gjithë ekzaminimi është filmuar. Edhe nga pamjet filmike, sipas ekspertit, duket qartë që pjesët e drunjta nuk janë vendosur me gisht, por ata janë gjetur brenda këmishës së viktimës. Edhe pas këtij sqarimi, Çardaku sqaron se për 22 vite kryen detyrën e ekspertit mjeko-ligjor dhe është i gatshëm të ballafaqohet me çdo individ, qoftë ekspertë shqiptar apo i huaj për ekzaminimin e kryer.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.