Po bën efekt memoja e SHBA? Berisha e përshëndet pavarësinë e Kosovës vetëm në FB

Ndërkohë që nuk ka lënë aktivitet të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës pa vizituar, kryeministri Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte në Kosovë për pesëvjetorin e Pavarësisë, por u mjaftua me një mesazh në Facebook.
Berisha, që ka qenë në Kosovë për të bërë aktivitete gjigande edhe për një abetare, u shkroi fansave të tij në Facebook se Kosova është faktor stabiliteti në rajon.
Qëndrimi i tij vjen pasi është bërë publike një memo e SHBA, ku ai kërcënohet hapur që të mos mbajë qëndrime nacionaliste.
Në krahun tjetër, në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka nisur të përdorë retorikën nacionaliste, por ka qenë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që ka ulur tonet e bashkimit kombëtar.
“Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditet e sotme. Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijeëa e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës.
Sot, ne shqiptarët shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavaresinë e saj. Një përshëndetje vllazërore le t’iu dërgojmë në këtë rast të gjithe qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon,” shkruan Berisha në FB.
TEMA
Add new comment