Manovrat e PD-së: Duhet të rekrutojmë elektoratin e PS për demoralizim

Qarku i Fierit duket se do jetë një nga qarqet ku do bëhet një betejë e ashpër, për shkak se opozita pretendon fitore të thellë.
Por mazhoranca po përdor çdo mjet për të fituar sa më shumë vota në këtë qark.
Siç raporton Shqip, qendra e PD në Tiranë ka shpërndarë një udhëzim, ku kërkohet që të rekrutohen votues të majtë dhe anëtarësimi dhe lëshimi i teserave të PD të bëhet në mënyrë publike, për të demoralizuar votuesit e majtë.
Po kështu, një tjetër strategji është që të punohet fort në zonat rurale, ku edhe misionet ndërkombëtare e kanë të vështirë të monitorojnë.
Sipas Shqip, PD ka marrë udhëzime që të sigurojë votat e fshatit, pasi në qytet do jetë më vështirë.
TEMA
Add new comment