AK: Kreshnik Spahiu, ‘Qytetar Nderi’ i Nju Jorkut

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:29

 

Kreu i Aleancës Kuq e Zi,  Kreshnik Spahiu është shpallur “Qytetar Nderi” i Nju Jorkut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sipas AK, mesohet se kjo eshte bere me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer.

Në ceremoninë e dhënies së cmimit Kreshnik Spahiu ka falenderuar mbarë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë kontribuar në dhënien e këtij cmimi.

“Për një shekull shqiptarët patën rrjedhje të brezave më të cmuar dhe më të devotshëm nga atdheu i tyre drejtë Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miliona shqiptarë punuan dhe djersitën për të ndërtuar Nju Jorkun, Bostonin, Cikagon, Londrën, Romën  dhe shumë qëndra të tjera botërore, por ata nuk mundën të ndërtojnë atdheun e tyre. Disa breza braktisën familjet dhe tokën shqiptare të detyryar nga regjimet politike, në disa raste të huaja në disa raste shqiptare. Sot në atdhe ju priteni si të huaj sepse qeveria jonë ju numëron si turistë dhe ju ka mohuar të drejtën për të votua. Shqiptarët nga Kosova e Camëria, Ulqini e Tetova, Tirana e Shkodra, të gjithë në vitin 2013 duhet ta shndërrojmë nga 100 vjetori I copëtimit në nisjen e shekullit të ndryshimit të kombit shqiptarë. Ejani sëbashku të ndryshojmë regjimet politike dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në tokën e premtuar”, deklaroi Spahiu gjatë fjalës së falenderimit në ceremoninë e dhënies së cmimit në Nju Jork.

 

PANORAMA

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nje arritje e madhe per Aleancen Kuq e Zi Te Lumt Kreshnik Spahiu&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.