Biberaj: Tirana, bastion i FRD. Shehri: Pretendojmë 70 mijë vota në qarkun e Tiranës

TIRANE- Nenkryetari i Frymes se Re Demokratike, gjate nje takimi me banore te njesise nr.6 ne Kombinat, ne Tirane ka deklaruar se kryeqyteti eshte bastion i FRD-se.
Sipas tij, Tirana rrëzoi presidentin e fundit komunist Ramiz Alia dhe do të rrëzojë kryeministrin e fundit komunist Berisha.
“Më 23 qershor FRD do të shënojë një fitore të jashtëzakonshme e cila do t’i shërbejë demokracisë dhe rotacionit politik në Shqipëri”- tha ai.
Ndërsa Kryetari i FRD-së në Tiranë, Saimir Shehri shprehu besimin për përkushtimin e FRD-së e cila ka për qëllim të ndryshojë këtë realitet të trishtë.
Ai theksoi se FRD pretendon të marrë të paktën 70 mijë vota në qarkun e Tiranës.
PANORAMA
Add new comment