Krasniqi: Braktisja e Kuvendit, në shërbim të proceseve demokratike

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:28

Prishtinë, 19 shkurt – Për më shumë se një muaj Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të mbajë asnjë seancë pa u braktisur si nga pozita, po ashtu edhe nga opozita. E veprime të tilla nga opozita priten të përsëriten sa herë që Qeveria dërgon në Kuvend për miratim emra të rekomanduar për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike apo të ndonjë institucioni tjetër shtetëror, e që ata emra nga opozita shihen si të afërt me pushtetin. Këtë paralajmërim e japin LDK-ja e Isa Mustafës dhe lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit.

Por, këto veprime të deputetëve nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shihen si pjesë e proceseve demokratike.

“Edhe kjo është në shërbim të proceseve demokratike në Kosovë - do të thotë edhe kjo është në shërbim dhe në qëllim të proceseve demokratike”, ka thënë Krasniqi.

 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.