Berisha: Rama në ditën e tij më të vështirë, beson edhe gënjeshtrat e veta

Postuar në 18 Shkurt, 2013 13:26

 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se motoja e kësaj qeverie është mbajtja e premtimeve të bëra.

Sipas Kryeministrit, impakti i reformave të shpallura është pozitiv dhe se asgjë nuk e zëvendëson opinionin e qytetarëve, ndërsa synohet pasurimi i programit të PD-së.

Duke folur para deputetëve të PD-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se kundërshtari është në hallin e tij më të madh, në ditën e tij më të vështirë.

“Çdo njeriu mund t’i ndodhë që të gënjehet njëherë. Njerëzve duhet t’u prijë besimi, dhe është normale të besosh. Të gënjesh dy herë, ke gënjyer veten, thotë fjala urtë. Kjo është keq, e keqja është kur beson gënjeshtrat e tua. Kjo është e pashërim. Njeriu që beson gënjeshtrat. Po ta marrim si homosapiens, është ai që ka shikim, por nuk shikon, ka dëgjim, por dëgjon, ka ndjeshmëri, por nuk ndjen”, – tha Berisha, duke iu referuar kreut të PS-së, Edi Rama.

Kryeministri i cilësoi si trillime deklaratat e kreut të PS lidhur me sistemin e shëndetësisë, duke theksuar se në këto vite shëndetësia ka njohur vetëm zhvillim të pandalshëm dhe modernizim përmes pajisjes me aparatura të standardeve më të larta, por shtoi se ende ka vend për përmirësime të mëtejshme. Gjithashtu, kreu i qeverisë i hodhi poshtë deklaratat e liderit socialist për rritjen e çmimit të barnave të pensionistëve, të cilët sipas tij rimbursohen më shumë se kudo tjetër.

”Deklaratat se janë rritur çmimet për barnat e pensionistëve është një trillim i vërtetë. Pensionistët në Shqipëri më shumë se kudo tjetër marrin falas barnat nëpërmjet rimbursimit. Deklarata është një trillim i pabazë, pasi atyre u rimbursohen 100 për qind dhe nga pensioni i tyre nuk heqin asnjë qindarkë. Por, ka një gjë zoti Rama, 8 vjet rresht ke votuar kundër rritjes së pensionit të tyre dhe kjo nuk të nderon”, – shtoi kryeministri.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.