Arkiv-Lajme të përditësuara

Zgjedhjet në Itali, sondazhet: Bersani në krye

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:29

 

ROME- Ne oren 15.00, qendrat e votimit ne Itali jane mbyllur. Tashme eshte momenti i pritjes per te pare rezultatet e per te marr vesh se cila do te jete qeveria qe do te udheheqe Italiane ne 5 vitet e ardhshme.

Kane dale nderkohe te dhenat e para nga exit pollet.

Sondazhet e opinionit kanë vënë të parin në garë liderin e qendrës së djathtë, Pier Luigi Bersani, por analistët dyshojnë se ai do të jetë në gjendje të formojë shumicën e qendrueshme, e cila do të shtyjë përpara reformat ekonomike.

KQZ shtyn miratimin e buxhetit të zgjedhjeve

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:27

Me qëllim rishikimin e disa zërave në strukturën e shpenzimeve për procesin e ardhshëm zgjedhor  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu sot miratimin e buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi kërkoi që në këtë buxhet të përfshihet dhe kostoja e fushatës së edukimit zgjedhor, si dhe disa zëra të paparashikuara. Ndërkohë  anëtarët e Komisionit i kërkuan administratës zgjedhore sistemimin e të dhënave në pr/buxhetin për zgjedhjet e reja, i cili është hartuar në bazë të strukturës buxhetore të zgjedhjeve paraardhëse.

Qumështi kancerogjen, testohen dy kompani

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:26

 

Rajon, tërhiqen sasitë me alfatoksinë. Në Shqipëri vijon shitja. Bujqësia: Presim analizat

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Konfliktet e kryekomisarit Dritan Lamaj me disa biznesmenë në Kombinat

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:25

 

Përplasjet dhe fushata denigruese, deri te pushimi i çështjes

Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Partia e Francois Hollande uron Ramën për Konventën: Presim një Rilindje të Shqipërisë

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:23

 

Socialistët e Francës, në pushtet me president Francois Hollande, kanë uruar kryetarin e PS, Edi Rama, për Konventën, ku u shpalos programi politik i kësaj force.

“Në 22 dhe 23 shkurt 2013, Partia Socialiste është duke u mbledhur në një Konferencë Kombëtare, e cila do të zbulojë Manifestin “Një Program i Ri për një Rilindje Shqiptare”. Kjo Konferencë vjen tamam në kohë si një arritje tepër e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative të Qershorit 2013.

Kakavijë, sekuestrohet hashash,një në pranga

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:22

Një banor i Himarës me emrin Angjellos Lazari është arrestuar në Kakavijë pasi në mjetin e tij ishin fshehur 5,3 kilogramë hashash. 

Droga është vendosur në gomën rezervë të automjetit me targa greke. Policia ka kontrolluar mjetin dhe ka hapur gomen rezerve ku eshte gjetur edhe droga e fshehur. 

Eshte bere menjehere arrestimi nje flagrance. I arrestuari ka deklaruar se ka marre lenden narkotike ne fshatin Lazarat kundrejt shumes 1 mije euro per ta shitur vete ne doza te vogla ne Athine.

 

 

TOP CHANNEL

Ekzekutimi i komisarit, pyeten mbi 30 persona

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:46

 

TIRANË- Rreth ores 13.00 do te zhvillohet sot ceremonia percjellese per nder te ish shefit te Komisariatit nr.6 ne Tirane, Dritan Lamaj.

Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekua mbreme me 12 plumba ne nje atentat mafioz prane shtepise.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 minuta në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, nderkohe policia pak pas ngjarjes njoftoi se nje automjet tip BMW me targa te Durresit eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se me te jane larguar autoret.

EKSKLUZIVE / Ajala: PS, e destinuar të fitojë

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:44

 

Thaçi paralajmëron nga Seuli krijimin e asociacionit të komunave serbe

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:42

Prishtinë, 25 shkurt -  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por ai do të jetë në përputhshme të plotë me Pakon Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në, dhënë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira. 

 

 

 

KOHA DITORE

Berisha: Programi i PS-së, vraponi o burra të kalojmë ylberin!

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:41

Kryeministri dje ka ironizuar me programin e PS nëpërmjet një postimi në FB. Në orën 22 të mbrëmjes ai lëshoi një koment të shkurtër me këtë përmbajtje: “Në programin që paraqiti dje në Konventën e tij, të cilin mediat, për zotimet qesharake, e quajtën thjesht programi i Nastradinit, z.Rama premtoi: 1- Dalja nga Shqipëria e gënjeshtërt, në të cilën jetojnë, sipas tij, sot shqiptarët në Shqipërinë e vërtetë që ekziston vetëm në paranojën e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara