PD nuk heq dorë nga nacionalizmi, quan antishqiptarë rivalët politikë

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:40

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Një nga elementët kyç të fushatës tashmë në prag është fajësimi i kundërshtarit politik për bashkëpunim me klanet ballkanike kundër interesave të shqiptarëve 

Zëdhënësia e PD-së e cilësoi Ramën nacionalist serb dhe nazist grek 

Fatjona Mejdini

Partia Demokratike nuk ka ndër mend të heqë dorë në prag të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme nga retorika nacionaliste, duke e përdorur si një strategji shtesë elektorale. Pavarësisht presionit në rritje të ndërkombëtarëve, demokratët janë të vendosur ta thellojnë ndarjen në politikën shqiptare, në kuadër të nevojës për të formuar një klimë politike të elektrizuar, e cila i jep mundësinë e aktivizimit të sa më shumë votuesve. Kjo u bë e qartë dje në një dalje publike të zëdhënëses së PD-së, e cila, në kuadër të sulmit që i bëri Konventës së mbajtur nga socialistët, deklaroi se Edi Rama i ka fyer qytetarët shqiptarë, më keq se ultranacionalistët serbë apo nazistët grekë. Këto cilësime të demokratëve për kreun e PS-së vijnë dhe si një kundërpërgjigje që demokratët po bëjnë ndaj deklaratave në rritje në mediat afër opozitës dhe në opinionin publik, se kreu i vendit, Berisha, punon për interesat serbe në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Akuzat e materializuara me padi penale të Aleancës Kuqezi, ndaj ministrit të Berishës, Spiro Ksera për favorizim dhe pagesa ndaj qarqeve neonaziste greke, kanë shtyrë mazhorancën të përgjigjet me të njëjtën monedhë. Duket se një nga elementët kyç të fushatës tashmë në prag është fajësimi i kundërshtarit politik për bashkëpunim me klanet ballkanike kundër interesave të shqiptarëve, strategji kjo që synon akumulimin e zemërimit dhe çuarjen e qytetarëve drejt kutive të votimit.

Agresioni i PD-së

Zëdhënësia e PD-së, nëpërmjet një deklarate për shtyp, e konsideroi kreun e PS-së, Edi Rama, një person me probleme psikiatrike. Sipas saj, deklaratat e Ramës për gjendjen e shqiptarëve sot janë më të rënda se ato që mund të bëjnë nacionalistët serbë apo nazistët grekë. “Ne jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt, populli shqiptar jeton në një Shqipëri të gënjeshtërt. Kjo deklaratë nuk vjen nga spitale psikiatrike, ky ofendim nuk u bëhet shqiptarëve nga ultranacionalistë serbë apo nazistë grekë dhe as nga partitë shqiptare të ekstremit të majtë apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhës dhe Spiro Kolekës, por kjo deklaratë u bë dje nga Edi Rama në Konventën e themelimit të ‘Partisë se re Rama’, partisë së një grushti neobllokmenësh, 99-shah e Mjaftucëve të Edi Ramës”, deklaroi zëdhënësia e PD-së, teksa ishte duke folur në lidhje me Konventën e socialistëve të mbajtur në fundin e javës që kaloi. Ajo theksoi se imazhi që socialistët duan të japin për vendin nuk është real, dhe se Shqipëria aktualisht është një vend anëtar i NATO-s dhe se vetë ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Kliton, ka theksuar se demokracia në vend funksionon. Ajo foli dhe për rritje ekonomike në vend dhe zhvillime pozitive në fusha si shëndetësia etj.

Akuzat ndaj Berishës

Javët e fundit, mediat afër opozitës dhe një pjesë e opozitës në vend, kanë rritur akuzat ndaj kreut të qeverisë Berisha, për sa u përket lidhjeve të tij me interesat e nacionalistëve serbë. Nga ana tjetër, një fushatë intensive është ndërmarrë nga Aleanca Kuqezi, e cila e ka akuzuar Berishën që nëpërmjet ministrave të tij, po stimulon neonazistët grekë përmes pagesave si rrogëtar në ministri. Pak ditë më parë. eksponentët e AKZ-së depozituan në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje me të dhëna mbi veprimtarinë, punën dhe jetën e Theofan Kaliviotis, këshilltarit të ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Këshilltari i Kserës, Theofan Kaliviotis është në listëpagesën e kësaj ministrie dhe rezulton të mbajë postin e këshilltarit, duke qenë edhe drejtues i lëvizjes për pavarësinë e Vorio-Epirit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.