Arkiv-Lajme të përditësuara

AK: Policia dhe prokuroria po na bën presion me urdhër të Berishës

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:39

 

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe prokurorinë se po ushtron presion politik ndaj drejtuesve kryesor të AK-së. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Redi Ramaj, ka denoncuar publikisht presionin shtetëror dhe politik të ushtuar nga policia dhe organi akuzës, që sipas tij bëhet me urdhër të Berishës.

Jamarbëri: Mami i solli Gitës një bluzë në grevë, por s’e lanë ta fuste

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:38

 

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Sali Berisha rrëfen për GSH ditët e tij të grevës më 1991.

Qumështi me aflatoksinë, hetim epidemiologjik

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:37

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero deklaron se ekspertët janë të angazhuar për të qartësuar cështjen e qumështit me aflatoksinë, e cila është gjetur në doza të vogla në këtë produkt. 

"Me urdhër të ministrit do të kontrollohet qumështi në çerdhe dhe kopshte. Do të cojmë mostrat në Itali për të matur nivelin e aflatoksinës në qumësht dhe do të hetojmë efektin epidemiologjik që ka dhënë ky qumësht tek popullata", u shpreh Pipero në një konferencë për media, paraditën e të martës.

Legalizimi i pallateve, PS abstenon: Akt elektoral

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:43

 

 

Deputetët e PD-së në Komisionin e Ligjeve votuan pro aktit normativ të ardhur nga qeveria për legalizimin e shtesave pa leje. Opozita abstenoi për draftin me argumentin se ai është elektoral dhe një premtim i bërë nga maxhoranca që në vitin 2009.

Nënkryetari socialist Fatmir Xhafaj tha se do ta kishte votuar pro një ligj për legalizimin po të mos kishte ardhur në formën që e solli qeveria.

Integrimi, KE: Partitë të tejkalojnë konfliktet, Bregu: Opozita nuk bashkëpunon

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:39

 

TIRANË-  Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian, Pier Mirel është shprehur për një konsensus midis partive politike shqiptare për miratimin e legjislacionit që do t’i siguronte Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE. Në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit monitorues për IBA, ai tha se vendi ka nevojë për ndërmarrjen e reformave të guximshme sipas kritereve të aderimit në BE. 

Veriu voton në shtator

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:36

 

OSBE-ja do ta mbikëqyrë procesin

Përfundimisht në takimin e Brukselit, sipas burimeve të gazetës, është rënë në pajtueshmëri që zgjedhjet për pushtetin lokal në katër komunat e veriut të mbahen në muajin shtator të këtij viti. Koha e saktë e mbajtjes së tyre do të mund të përcaktohet pas formalizimit të marrëveshjes në takimin e radhës, që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë e diela e tretë e muajit shtator

Një krim i paralajmëruar/ Lamajt i kërcënuan edhe vajzën e vogël

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:33

 

Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se dy të dyshuarit kryesorë të vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, të cilët qëlluan me breshëri automatiku, e kanë kërcënuar 41- vjeçarin kohë më parë, duke i thënë se “do të vrasim vajzën e vogël dhe motrën”.

LOBON PËR ASOCIACIONIN

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:32

 

Hashim Thaçi duket se beson se çështje e Veriut do të mbyllet brenda pak ditësh. Të martën, Kryeministri ka treguar se gjithçka finalizohet me 4 mars në Bruksel, ku të dyja palët do të arrijnë marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Hajredin Kuçi thotë për Express se në këtë asociacion mund të përfshihen edhe komunat joveriore.

Kryeministri Hashim Thaçi po e sheh si punë të kryer çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Veriore të Kosovës – temë e cila është biseduar në takimin e fundit në Bruksel.

Pengmarrje në Lezhë, arrestohet 36-vjeçari

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:30

Një 36-vjeçar nga Blinishti i Mirditës, banues në Shënkoll të Lezhës, u arrestua me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. 

Shtetasi Mirash Kolaj kishte marrë një 21-vjeçare në banesën e tij dhe vetëm pas 22 ditësh policia mundi ta gjejë vajzën e shpallur në kërkim. 

Në kallzimin e saj kjo shtetase ka sqaruar se ky shtetas pasi e ka mashtruar të dëmtuarën, e ka mbajtur në banesën e tij dhe e ka dhunuar atë seksualisht kundër dëshirës së saj.

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Përleshje mes shqiptarëve dhe turqve në Vjenë

Postuar në 26 Shkurt, 2013 15:02

 

Katër persona janë plagosur nga armët e zjarrit, në një konflikt fizik  që ka përfshirë shqiptarët dhe turqtë në lagjen Vienë – Ottakring, në kryqendrën austriake.

Policia ka regjistruar rastin, duke theksuar se konflikti ka ndodhur për shkak të konkurrencës midis dy grupeve në biznesin e klubeve të natës dhe klubeve erotike. Në mesin e të plagosurve janë dy turq, një serb dhe një person tjetër me identitet të pazbardhur. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke theksuar se ajo ka ndarë turmën që po përlesheshin vetëm përmes të shtënave me armë në ajër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara