Rama prezanton Vexhi Muçmatën si kandidat për deputet në Kukës

Pas reagimeve të deputetit aktual të Kukësit në Partinë Socialiste, Asllan Dogjani kreu i PS-së Edi Rama prezantoi sot juristin Vexhi Muçmata si kandidat për deputet për Qarkun e KukësitSipas Ramës në Kukës rreth 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike ndaj për këtë arsye Kukësi ka nevojë për njerëz me nivel si Muçmata për tu përballuar me sfidat. “Sot në Kukës 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike. Sot Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivel të duhur për tu përballur me sfidat e Kukësit. Sot jem krenar për PS që do ti japë Kukësit mundësinë si një forcë për rilindjen të votojë për një burrë të urtë dhe fisnik dhe djalë i i atij komuniteti. Jurisit Vexhi Muçmata do të udhëheqë skuadrën tonë drejt fitorës në Kukës. Jam mirënjohjes Vexhiut sepse bashkimi i tij në rrugën tonë flet qartë për nevojën qytetare për Rilindjen që duam të japim vendit”, tha Rama. Ndërsa vet kandidati Vexhi Muçmata, gjatë fjalës së tij theksoi se do i shërbeje banorëve të Kukësit pa dallime partiake, si dhe me premtime të mbajtuara. “Kam pranuar ftesën për të kandiduar si deputet në Qarkun e Kukësit me qëllimin që t’ju shërbej banorëve të Qarkut pa dallime partiake, me hapësirën që më siguron mandati i deputetit, jo me fjalë, por me vepra. Unë do jem dereë e hapur për cdo banor të Qarkut të Kukësit”, deklaroi ai.
MAPO
Add new comment