Integrimi, KE: Partitë të tejkalojnë konfliktet, Bregu: Opozita nuk bashkëpunon

TIRANË- Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian, Pier Mirel është shprehur për një konsensus midis partive politike shqiptare për miratimin e legjislacionit që do t’i siguronte Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE. Në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit monitorues për IBA, ai tha se vendi ka nevojë për ndërmarrjen e reformave të guximshme sipas kritereve të aderimit në BE.
“Partitë politike duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë çdo vështirësi që mendojnë se kanë për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të ecur përpara drejt aderimit. Konsensusi për integrimin evropian të përkthehet në legjislacionin e BE, në mënyrë që vendi të ecë përpara.”- deklaroi Mirel. Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka akuzuar sërish opozitën se i mungon vullneti për procesin e marrjes së vendit kandadat për në BE.
SHEKULLI
Add new comment