Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama prezanton Vexhi Muçmatën si kandidat për deputet në Kukës

Postuar në 26 Shkurt, 2013 15:00

Pas reagimeve të deputetit aktual të Kukësit në Partinë Socialiste, Asllan Dogjani kreu i PS-së Edi Rama prezantoi sot juristin Vexhi Muçmata si kandidat për deputet për Qarkun e KukësitSipas Ramës në Kukës  rreth 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike ndaj për këtë arsye Kukësi ka nevojë për njerëz me nivel si Muçmata për tu përballuar me sfidat.  “Sot në Kukës 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike. Sot Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivel të duhur për tu përballur me sfidat e Kukësit.

Mishi me hormone, ‘Boldemec’ gjendet në farmacitë veterinare

Postuar në 26 Shkurt, 2013 14:59

 

Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguroi konsumatorët shqiptarë se mishi që përdorin është nën kontroll, duke përjashtuar mundësinë e përdorimit të hormoneve për rritjen artificiale të kafshëve.

Sërish sulmohet me armë policia, autori vetëvritet më pas

Postuar në 26 Shkurt, 2013 14:57

 

(E PERDITESUAR)- Një person ka hapur zjarr mbi policinë ditën e martë pasdite, por pa shënuar të plagosur apo viktima.

Më pas autori i këtij krimi është larguar me një makinë, që e ka grabitur, por më vonë ka shkrepur armën mbi veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd. Shtetasi Përparim Bala, 23 vjeç, nga Bulqiza, ka hapur zjarr mbi policinë sapo ka zbritur nga furgoni i linjës Elbasan- Përrenjas.

Dyshohet se Bala ka grabitur një argjendari paradite në Bulqizë.

Gjykata: Burg për Arben Frrokun

Postuar në 26 Shkurt, 2013 14:55

Në orët e vona ta pasdites, gjykata e krimeve të rënda vendosi masën e sigurisë personale të burgimit në mungesë, për 44-vjeçarin Arben Frroku, të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. 

Vendimi u dha jashtë vëmendjes së mendias për këtë çështje nga gjykatësja Etleva Deda, e cila pranoi procedimin e nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të kryekomisarit.

Berisha: PD, angazhim të plotë për zgjedhjet. Lokomotiva e integrimit dhe reformave

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:30

 

TIRANE- Angazhim total per zgjedhjet e 23 qershorit, ka kerkuar kreu i qeverise, njeheresh kryetari i PD-se, Sali Berisha.

Duke folur ne mbledhjen e PD-se, Berisha ka thene se PD shkon ne zgjedhje e vendosur të përpunojë vizionin dhe projektin më të mirë të Shqipërisë së zhvilluar evropiane për 4 vitet që vijnë.

“PD do mbetet lokomotiva e proceseve integruese të vendit, parti e refrormave të mëdha, e guximit”- tha ai.

PANORAMA

Dialogu nuk i sjell Kosovës ulëse në OKB

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:29

Prishtinë, Bruksel, 26 shkurt - Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund t’ia siguronte Beogradit datën e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në dhe Prishtinës mundësinë që të niste negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Brukselin, por jo edhe shumë më shumë se kaq. 

Sipas burimeve diplomatike, me të cilat ka biseduar “Koha Ditore”, me gjithë deklaratat pompoze të zyrtarëve të Kosovës, procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të rezultojë me anëtarësim në OKB.

Durrës, pranga personit që vodhi automjetin e përdorur në atentatin ndaj Lamaj

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:27

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohet si autori i vjedhjes së automjetit tip BMW, që ka përdorur autori i akuzuar për vrasjen e ish shefit të komisariatit nr.6 të Tiranës, Dritan Lamaj. I arrestuari është Gentian Bejtja  32 vjeç nga Fushë Kruja. Ai  dyshohet se ka vjedhur në Durrës mjetin BMË me targa DR 19 44 S në pronësi të shtetasit me inicialet F. Lila. Identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët e krimit u bë i mbundur nga përpunimi i imazheve të mara nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë.

Analizat, AKU: Niveli i Aflatoksinës, mbi normat e lejuara, të bllokohen 2 markat e qumështit

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:26

 

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka publikuar ditën e sotme analizat paraprake të kryera mbi produktet e qumështit të cilat më herët u ndaluan në tregun kosovar. Nga të dhënat e analizave të kryera nga ana e AKU ka rezultuar se niveli i Aflatoksinës gjendet mbi normat e lejuara në këto produkte vendase të qumështit dhe konkretisht qumështi i markës Primalat dhe Fast.

AKU ka kërkuar heqjen nga tregu të këtyre produkteve deri në marrjen e një analize përfundimtare. Aflatoksinan është një lëndë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Gjykata e Krimeve të Rënda ankohet: Prokuroria po heq sekuestrot pa na pyetur

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:25

 

Pasuritë e sekuestruara nga ligji “antimafia”, pas dyshimeve se janë përfituar nga veprimtari kriminale, “përplasin” Gjykatën për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë.

Në më shumë se dy raste, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar heqjen e sekuestrimit për disa pasuri, të cilat “ishin” ngrirë me vendim gjykate, pa marrë konfirmim më parë nga kjo e fundit.

Kjo është bërë e ditur nga kryegjyqtari Sandër Simoni në  prezantimin e “Analizës Vjetore të Gjyqësorit 2012”.

Rama: Vendi jashtë kontrollit

Postuar në 26 Shkurt, 2013 07:24

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se i gjithë territori i vendit është jashtë kontrollit të policisë dhe se krimi e ka zënë për fyti Shqipërinë. 

"Policia e Shtetit sot është e tradhtuar dhe e rrënuar. Vendi sot ka numrin më të madh të vrasjeve për banorë", tha Rama në fjalën e tij para deputetëve socialiste, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit që ndodhi të dielën, ku humbi jetën kryekomisar Dritan Lamaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara