Sërish sulmohet me armë policia, autori vetëvritet më pas

(E PERDITESUAR)- Një person ka hapur zjarr mbi policinë ditën e martë pasdite, por pa shënuar të plagosur apo viktima.
Më pas autori i këtij krimi është larguar me një makinë, që e ka grabitur, por më vonë ka shkrepur armën mbi veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd. Shtetasi Përparim Bala, 23 vjeç, nga Bulqiza, ka hapur zjarr mbi policinë sapo ka zbritur nga furgoni i linjës Elbasan- Përrenjas.
Dyshohet se Bala ka grabitur një argjendari paradite në Bulqizë.
Pasi është larguar me makinën e rrëmbyer, Bala ka ndaluar në fshatin Mengel, ku ka qëlluar mbi veten.
Sulmi mbi policinë vjen pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Ndërkohë krimi është përhapur frikshëm këto ditë, duke dalë jashtë kontrollit.
TEMA
Add new comment