Durrës, pranga personit që vodhi automjetin e përdorur në atentatin ndaj Lamaj

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohet si autori i vjedhjes së automjetit tip BMW, që ka përdorur autori i akuzuar për vrasjen e ish shefit të komisariatit nr.6 të Tiranës, Dritan Lamaj. I arrestuari është Gentian Bejtja 32 vjeç nga Fushë Kruja. Ai dyshohet se ka vjedhur në Durrës mjetin BMË me targa DR 19 44 S në pronësi të shtetasit me inicialet F. Lila. Identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët e krimit u bë i mbundur nga përpunimi i imazheve të mara nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë. Por pas futjes në system të të dhënave rezultoi se makina figuronte e vjedhur . Makina u gjet dje në mbrëmje e braktisur jashtë Tiranës në zonën e Domjes.
MAPO
Add new comment