Rama: Vendi jashtë kontrollit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se i gjithë territori i vendit është jashtë kontrollit të policisë dhe se krimi e ka zënë për fyti Shqipërinë.
"Policia e Shtetit sot është e tradhtuar dhe e rrënuar. Vendi sot ka numrin më të madh të vrasjeve për banorë", tha Rama në fjalën e tij para deputetëve socialiste, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit që ndodhi të dielën, ku humbi jetën kryekomisar Dritan Lamaj.
Kryesocialisti Rama kërkoi nga deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve angazhim të plotë për një paketë propozimesh kundër armëve, ndërsa e cilësoi ligjin më të fundit për armatosjen e zyrtarëve dhe biznesmenëve si tërësisht absurd në një kohë që kriminaliteti ka arritur majat.
Kryesocialisti akuzoi Kryeministrin se po vijon të kopjojë pjesë nga programi i PS-së.
"Kryeministri në vend që të mbante një fjalim për atë që ka ndodhur dha shfaqjen e radhës para grupit parlamentar të PD-së duke sharë opozitën. U bë kohë që qeveria bën opozitën e opozitës, sulmon idetë tona pastaj i kopjon ato kur janë ide që kanë mbështetje në popull”, tha Rama.
TOP CHANNEL
Add new comment