Arkiv-Lajme të përditësuara

Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PD kërkesën për referendum për tre ligjet e BE-së

Postuar në 28 Shkurt, 2013 14:09

 

Dhe ne presim që ky ministër të luftojë krimin! Topalli e trajton si kalama: Ulu mor ti

Postuar në 28 Shkurt, 2013 14:06

Tashmë është fakt që Flamur Nokën nuk e merr askush seriozisht dhe pasojat e kësaj gjëje shihen qartë, me vërshimin e krimit. Këtë gjë e ka vërtetuar gjatë seancës së sotme edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë momentit që ajo ka qenë duke debatuar me Taulant Ballën për Arben Frrokun, ka tentuar që të marrë fjalën pikërisht flamuri. Por, Topalli e ka injoruar komplet atë, duke i thënë “ulu ti” dhe ia ka bërë me dorë. Flamuri është ulur në vend si një nxënës shembullor, ndërkohë që Topalli vazhdonte replikat me Ballën.

 

 

 

 

TEMA

Kërcënimi, hetojne Krimet e Rënda

Postuar në 28 Shkurt, 2013 14:03

Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për kërcënim ndaj kryekomisarit Arjanit Arapit, me detyrë të mëparshme shef i krimeve në  komisariatin numer 6 në Kombinat, ndryshe sipas pozicionit që kishte në atë kohë vartës i kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj. 

Rëndësia e ngjarjes ka bërë që si rrallë ndonjëhere grupi i hetimit te jete shume hermetik dhe prej tij te mos kete asnje informacion mbi detajet per kërcenimin dhe nëse ka apo jo persona konkrete të dyshuar. 

Romë, Panariti takohet me Kerry dhe Ashton

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:23

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka marre mbeshtetjen e baroneshes Ashton dhe te sekretarit amerikan John Kerry per proceset integruese te Shqiperise ne BE.

Ai eshte takuar me ta gjatë darkës Transatlantike të organizuar në Romë. Se bashku me Kerry, ata vunë në dukje se të dy qeveritë ndajnë pikëpamje të përbashkëta për çështjet që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë.

Ministri Panariti theksoi se prioritet i Qeverisë Shqiptare është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, përmes një politike të hapur dhe konstruktive.

Hipotekimi i 260 objekteve, mblidhet Këshilli Bashkiak

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:22

 

Debate në Kuvend: Balla-Topallit: O Manushaqe pusho. Noka: Balla trafikant femrash, Tahiri ka ngrënë darkë më Frrokun

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:21

 

Publikimi i fotove të krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit me të akuzuarin kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj ka sjellë përplasje mes pozitës dhe opozitës në sallën e Kuvendit.

Përplasja Balla-Topalli

Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimi i 4 HEC-eve dhe Lotaria Kombëtare

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:19

 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar gjatë seancës së sotme heqjen nga kalendari të çështjeve të rëndësishme si privatizimi i 4 HEC-eve dhe licenca e Lotarisë Kombëtare.

Fotot, opozita: Të ikë kupola. Noka: Të presim drejtësinë

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:18

Opozita në Parlament e ka konsideruar të pamjaftueshëm dorëheqjen nga hetimi të krerëve të policisë, që nga foto e publikuar një ditë më parë rezultojnë në krah të të dyshuarit kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. 

Saimir Tahiri, deputet socialist, kërkoi dorëheqjen edhe të ministrit të Brendshem Flamur Noka, për atë që Partia Socialiste e konsideron skandalin e madh te kupolës së policisë, sipas saj, të inkriminuar.

Dialogu pritet të përmbyllet pa marrëveshje të shkruar

Postuar në 28 Shkurt, 2013 03:26

Prishtinë, 28 shkurt – Prishtina zyrtare ka pranuar të mërkurën se cikli aktual i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përmbyllet pa një marrëveshje të shkruar. Për pasojë, nuk do të ndodhë as normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që nuk kanë firmosur një traktat paqeje as 14 vjet pas përfundimit të luftës ndërmjet tyre.

Kallëzimi i KLD, Task Force merr në pyetje ish-deputetin e PD, Sali Shehu

Postuar në 28 Shkurt, 2013 03:25

Taks Forca e Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë në pyetje ish-deputetin e Partisë Demokratike, Sali Shehu, aktualisht sekretar organizativ në partinë Fryma e Re Demokratike, pas një kallëzimi nga ana e KLD.

Kallëzimi ndaj Shehut është regjistruar për kohë kur Kreshnik Spahiu ishte nënkryetar i institucionit të KLD.

Sipas akuzës, ish-deputeti i PD ka marrë rrogë për 12 muaj në një kohë që nuk ka punuar asnjë ditë.  Prokurorja Antoneta Sevdari ka kërkuar sqarime nga Shehu në lidhje me këtë fakt.

 

 

SHQIP

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara