Debate në Kuvend: Balla-Topallit: O Manushaqe pusho. Noka: Balla trafikant femrash, Tahiri ka ngrënë darkë më Frrokun

Publikimi i fotove të krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit me të akuzuarin kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj ka sjellë përplasje mes pozitës dhe opozitës në sallën e Kuvendit.
Përplasja Balla-Topalli
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë debatuar ashpër, pasi Balla kërkoi nga foltorja e Kuvendit që parlamentarët të mbajnë 1 minutë heshtje për jetën e humbur të ish-shefit Dritan Lamaj i ekzekutuar pak ditë më parë. Balla ka akuzuar ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për mosregim dhe fshehje provash, ndërkohë që ka kërkaur që kryeministri i vendit Sali Berisha të japë sqarime.
“Pika mua që merrem me Muço Qullin. Nuk dua të merrem me atë që tha ministri, por dy fakte për këto foto E para foto është postuar nga zoti Vocaj në Facebook, me 23 tetor 2012. Fotografia është bërë me 21 tetor 2012, ndërkohë që Lamaj është shkarkuar nga pozicioni i kryekomisarit 17 ditë më pas. Nuk ka asnjë dyshim se kjo drekë është dreka qe ka shkarkuar kryekomisarin nga pozicioni i tij në Kombinat.
Së dyti Ministri i Brendshëm duhet të japë urgjentisht dorëheqjen për gënjeshtrën në Parlament se gjoja foto është e vitit 2011, se gjoja drejtor i policisë tha është e vitit 2010. Mjafton këto element të kuptosh se këta janë një tufë mashtruesish të ndyrë që kanë shitur kryekomisarin për individin të akuzuar se kreu krimin.
Balla akuzoi drejtpërdrejt Ministrin e Brendshme dhe Policinë e Shtetit se nuk ka marrë për bazë kërcënimin për jetë që i kanosej kryekomisarit, teksa i akuzoi për djegie të provave, që e vërtetojnë këtë fakt.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares Topalli e cila i ka kërkuar Ballës të ulet, sepse është jashtë rendit të ditës. “Unë përkulem përpara çdo polici që ka dhënë jetën për sigurinë e qetësinë. Ti nuk ke lënë gur pa hedhur e konferencë pa dalë kundra tij, kërko falje. Të të vijë turp, ku e çon fytyrën ti, po ku ke fytyrë ti. E di si thonë në zonën tënde, po të ishe më i mirë do kishe turpëru dhe babën tënd. Po të luash me vdekjen, qofshi ju. Jemi qenie njerëzore dhe keni dhembje. Nuk keni lënë gjë pa bërë kundër tij. Je jashtë teme. Nëse do flasësh jashtë teme ulu, nëse doni të flisni për temën flisni”, u shpreh Topalli.
Pas kësaj, Balla i është drejtuar kryeparlamentares Topalli duke i thënë se: “Mirë unë po e shkelkam rregulloren po ti me çfarë rregullore ke të drejtë të më presësh fjalën. O Manushaqe, pusho moj pusho. Unë nuk jam hipokrit, unë nuk mund të sillem dhe të komportohem me këtë sjelle të parlamentit sot, pikë së pari të kërkova ty, që të nisim Kuvendin për 1 minutë heshtje për komisarin e vrarë dhe kërkova të di pse Noka nuk kërkon shkarkimin e katër barkderrat”, tha Balla.
Ministri Noka akuza për deputetët socialistë
Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka vijuar akuzat ndaj deputetit Taulant Balla duke e etiketuar si trafikant droge dhe femrash, ndërkohë që kërkoi shpjegime nga deputeti Saimir Tahiri për darkën e zhvilluar si sot 16 ditë më parë në një nga lokalet tek dy kullat në Tiranë, me të dyshuarin Arben Frroku.
“ Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të dëmtuar procesin e hetimit. E keni përbërë ju për arsyet tuaja dhe i dini qëllimet. Kjo është një foto normale dhe po të merrem me foto e juaja do ju nxjerr gjysmën tuaj jot ë lini parlamentit por Shqipërinë. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe femrave. Ti Taulant e ke emrin Fatos Gjuraj. Jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar të përdhunosh dhe bëj analiza se mos del me SIDA. Sa i takon Tahirit meqë ju i referoheni fotos po ju them zoti Tahiri para ekzaktësisht sot 16 ditësh me kë ngrënë darkë zoti Tahiri. Nga ora 20:30 deri 02:30 të mëngjesit ke qene me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit duke ngrënë darkë. Sqaro qytetarët sa herë ke shkelur dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje. Ke shkuar në lokalin e tyre dhe ke ngrënë dhe pirë. Sa i takon fotos pyesni një cik kryetarin e minibashkisë numër 6 me kë është ortak ne bizneset e tij.
Unë për atë fotografi kam urdhëruar një hetim të gjerë për të gjitha lidhjet e të dyshuarit për vrasje qoftë për ato që janë në vrasje dhe qoftë për të dyshuarit e tjerë. Ti Tahir ke ngrënë darkë tek kullat para 16 ditësh dhe ta provoj dhe në sy të gjithë Kombinatit dhe ke pirë me dhjetëra herë. Pra historia e zhurmës së fotos është një histori e juaj për të shkatërruar procesin, që nuk do mund të shkatërroni dot dhe e vërteta do dalë shpejt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj, E inskenuat për të prishur hetimet sepse ju del aleati juaj. I vëllai i të dyshuarit ka një parti në aleancë me partin tuaj dhe po që se doni ta trajtojmë politikisht e nisët hajde ta bëjmë, por unë do ju nxjerr të gjithë dokumentet dhe lidhjet tuaj se e kam sa një mal ,po kjo bëhet në fund, lëreni procesin të zbardhet”, tha ministri Noka.
SHQIP
Add new comment