Kallëzimi i KLD, Task Force merr në pyetje ish-deputetin e PD, Sali Shehu

Taks Forca e Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë në pyetje ish-deputetin e Partisë Demokratike, Sali Shehu, aktualisht sekretar organizativ në partinë Fryma e Re Demokratike, pas një kallëzimi nga ana e KLD.
Kallëzimi ndaj Shehut është regjistruar për kohë kur Kreshnik Spahiu ishte nënkryetar i institucionit të KLD.
Sipas akuzës, ish-deputeti i PD ka marrë rrogë për 12 muaj në një kohë që nuk ka punuar asnjë ditë. Prokurorja Antoneta Sevdari ka kërkuar sqarime nga Shehu në lidhje me këtë fakt.
SHQIP
Add new comment