Dialogu pritet të përmbyllet pa marrëveshje të shkruar

Prishtinë, 28 shkurt – Prishtina zyrtare ka pranuar të mërkurën se cikli aktual i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përmbyllet pa një marrëveshje të shkruar. Për pasojë, nuk do të ndodhë as normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që nuk kanë firmosur një traktat paqeje as 14 vjet pas përfundimit të luftës ndërmjet tyre.
Tek e ka informuar kabinetin qeveritar për rezultatet e takimit të pestë të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi e ka përmendur mundësinë që në finale të procesit të mos ketë diçka të firmosur nga palët.
KOHA DITORE
Add new comment