Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimi i 4 HEC-eve dhe Lotaria Kombëtare

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:19

 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar gjatë seancës së sotme heqjen nga kalendari të çështjeve të rëndësishme si privatizimi i 4 HEC-eve dhe licenca e Lotarisë Kombëtare.

Publiku shqiptar duhet të kuptojë se çfarë është kjo emergjencë në privatizimet e shpejta të 4 HEC-eve dhe në ratifikimin e dhënies së licencës së llotarisë kombëtare. Kërkoj të reflektoni në këtë çështje sepse kemi të bëjmë me privatizimin e pasurisë së shqiptarëve dhe me të ardhura që është llotaria kombëtare që nuk është pasuria juaj. Gjithashtu, PS ka mbi tre muaj që ka depozituar një nismë për personat me aftësi të kufizuar, e cila nuk është përfshirë në kalendar. Doli pretendimi se s’ka faturë financiare, pra, rregullorja i’u detyron t’ia ktheni nismëtarëve ta plotësojnë. Ne kërkojmë që ato të hiqen nga kalendari i diskutimeve të javës së ardhshme, me qëllim që t’i lihet kohë deputetëve të shprehen ” tha Ruçi.

Për këto çështje, kryetarja e Kuvendit, Topalli, tha se propozimi i PS-së nuk ka faturë financiare, kështu që administrata e Kuvendit duhet t’ia ktheje PS-së, sipas rregullave, për ta plotësuar.

Ndërsa rasti i lotarisë kombëtare ka disa javë që ka ardhur dhe për privatizimin e HEC-eve, kemi një praktikë financiare, që kur ka interesa madhore të qytetarëve, ajo hyn në kalendarin e Kuvendit” tha Topalli.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.