Jamarbëri: Mami i solli Gitës një bluzë në grevë, por s’e lanë ta fuste

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:38

 

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Sali Berisha rrëfen për GSH ditët e tij të grevës më 1991.

“Pas dy ditësh duke fjetur me rrobat e trupit, Argita kishte kërkuar një bluzë të pastër. E ëma ia solli mëngjesin e ditës së tretë. Por respektimi i parimit të mospranimit të sendeve nga jashtë, ishte detyrim për të gjithë. Apelit të saj për nevojën për të ndërruar bluzën, një student iu përgjigj: “nuk ke nevojë, ja merr timen” dhe me një bujari ekstreme hoqi bluzën që e kishte mbajtur tre ditë në trup, duke ia ofruar në vend të bluzës së pastër të shtëpisë. Kjo tingëllon shumë qesharake, por e gjithë atmosfera ishte sureale,” tregon Malltezi.

Pas daljes nga greva, ai tregon se: “Në rrafshin personal unë e shtova miqësinë me studentët e tjerë të Tiranës dhe në veçanti  me atë që më pas u bë edhe gruaja ime. Gjatë tre ditëve të grevës së urisë, ne u njohëm më mirë dhe shtuam respektin e miqësinë për njëri-tjetrin, por u lidhëm disa muaj më pas. Në vjeshtën e vitit 1991, Argita e la Biologjinë për të ndjekur ëndrrën e saj, Drejtësinë. Unë vijova Biologjinë në profilin 5 vjeçar. U diplomuam të dy më 1995 dhe vijuam specializime  pasuniversitare perëndimore”.

Përsa iu përket dekorimeve më 20 shkurt nga presidenti Bujar Nishani, ai shpreh falenderime dhe mirënjohje pasi vlerësimi u takonte studentëve të dhjetorit.

“Mendoj se të gjithë ne studentët dhe pedagogët e dhjetorit 1990 kemi kontribuar që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë”, deklaron Malltezi.

Ai pohon se i erdhi keq që nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së dekoaratës, pasi ishte jashtë vendit, dhe se falenderimin e tij e lexoi e bija Sara e pranishme në ceremoni. Ndërsa për reagimin e Ramës, Malltezi shprehet se:“Reagimi i tij më kujtoi  përrallën e dhelprës me rrushtë, që ngaqë vetë nuk e tregon dot  ku ishte ditët e grevës së urisë, përçmon ata që mblidhen dhe i kujtojnë ato moment historike”.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.