Berisha: Programi i PS-së, vraponi o burra të kalojmë ylberin!

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:41

Kryeministri dje ka ironizuar me programin e PS nëpërmjet një postimi në FB. Në orën 22 të mbrëmjes ai lëshoi një koment të shkurtër me këtë përmbajtje: “Në programin që paraqiti dje në Konventën e tij, të cilin mediat, për zotimet qesharake, e quajtën thjesht programi i Nastradinit, z.Rama premtoi: 1- Dalja nga Shqipëria e gënjeshtërt, në të cilën jetojnë, sipas tij, sot shqiptarët në Shqipërinë e vërtetë që ekziston vetëm në paranojën e tij. 2- Dalja lakuriq për të rilindur pas zgjedhjeve, por jo ashtu siç e kanë paraqitur në gazeta me gjethe fiku por… … 3- Krijimi në 4 vite i 300 mijë vendeve pune dhe punësimi i 250 mijë grave, kështu që burrave për t’u punësuar, përveç radhës në zyrat e punësimit, do t’u shtohet edhe radha e kalimit të ylberit!! Nastradini do t’ia kishte lakmi!”

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.