Konfliktet e kryekomisarit Dritan Lamaj me disa biznesmenë në Kombinat

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:25

 

Përplasjet dhe fushata denigruese, deri te pushimi i çështjes

Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Konflikti - Veprimet e uniformave blu sollën një konflikt të pronarit të universitetit Edmond Vlashi dhe njerëzve të tij me forcat e policisë, madje dy prej njerëzve të biznesmenit u arrestuan për “kundërshtim të punonjësit të policisë”

Përplasja - Përplasja mes drejtuesve të universitetit privat dhe forcave të policisë e ka zanafillën shumë muaj më parë, kur u arrestuan disa truproja të shkollës private, pasi goditën punonjësit e policisë dhe nuk i lejuan të hynin në ambientet arsimore për të kryer kontrolle

Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Nr.6, Dritan Lamaj, i ekzekutuar dje, ka pasur një konflikt me disa biznesmenë në zonën që mbulonte deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Gjithçka ka filluar rreth muajit tetor 2012, ku pas një përplasjeje, ai ka shoqëruar në komisariat disa persona. Madje, çështja ka shkuar në dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit, duke pretenduar se veprimet ndaj të arrestuarve ishin tendencioze.

Me gjithë akuzat publike, të bëra për policinë nga pronari i një universiteti privat në Tiranë, çështja u ligjërua nga gjykata, e cila pas ndalimit të disa personave, vendosi për ta masën e arrestit 20 ditë burg. Pas këtij veprimi, pra të arrestimit të disa personave, ndaj Lamajt ka filluar një “sulm”, pasi punonjësit e policisë në varësi të tij, kishin kryer procedurat ligjore pas disa denoncimeve të studentëve të universitetit privat. Ata kishin denoncuar në polici se truprojat i kanë dhunuar dhe u kanë vendosur gjoba.

Veprimet e kryera të uniformave blu sollën një konflikt të pronarit të universitetit, Edmond Vlashi, dhe njerëzve të tij me forcat e policisë, madje, dy prej njerëzve të biznesmenit u arrestuan për “kundërshtim të punonjësit të policisë”. Në këto kushte, Komisariati Nr.6 arrestoi Arben Frrokun dhe Vlash Gjonin. Por kjo solli reagime edhe më të ashpra nga biznesmeni ndaj shefit të komisariatit, duke pretenduar se arrestimet ishin tendencioze. Megjithatë, gjykata, gjatë vlerësimit të këtij arrestimi ka vendosur “burg me afat 20 ditë” për sipërmarrësin Arben Frroku dhe për të afërmin e tij, Vlash Gjoni. Gjyqtarja e çështjes, Alkelina Gazidede, u shpreh lidhur me vendimin e marrë për Gjonin dhe Frrokun, se në bashkëpunim ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Madje, në vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë, gjykata deklaroi të ligjshëm edhe arrestin në flagrancë ndaj personave nën hetim, Vlash Gjoni dhe Arben Frroku. Por, sipërmarrësit Frroku iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e spitalit, pasi ai pretendonte se është dhunuar nga policia.

Përplasja mes drejtuesve të universitetit privat dhe forcave të policisë e ka zanafillën shumë muaj më parë, kur u arrestuan disa truproja të shkollës private, pasi goditën punonjësit e policisë dhe nuk i lejuan të hynin në ambientet arsimore për të kryer kontrolle. Madje, disa nga këta persona kanë pasur probleme edhe me punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.2, në një tjetër konflikt.

 

Amnistia

Kjo çështje shkoi në prokurori dhe gjykatë, ku në fund shkoi i pandehur Arben Frroku. Më 10 dhjetor 2012, gjykata u njoh me ligjin “Për dhënie amnistie”, i cili ka hyrë në fuqi në datën 28.11.2012, nga përmbajtja e të cilit dhe konkretisht në nenin 5 të tij, ligjvënësi në mënyrë të shprehur parashikon pushimin e ndjekjes penale, duke evidentuar sa vijon: Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30.09.2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 (dy) vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.

Duke konsideruar përcaktimet e ligjvënësit në dispozitën e sipërcituar, si edhe duke evidentuar se rasti në gjykim lidhet me përmbajtjen e nenit 242 të Kodit Penal, i cili në maksimumin e tij parashikon një dënim në masën deri në 3 (tre) muaj burgim (pra më pak se dy vjet burgim); si edhe duke konstatuar se fakti penal i parashtruar në këtë gjykim, pretendohet të ketë ndodhur përpara datës 30.09.2012 (kriter tjetër ky i përcaktuar nga ligjvënësi në dispozitën e sipërcituar), gjykata çmon se ky gjykim nuk mund të vazhdojë dhe për pasojë kjo çështje penale duhet të pushohet.

 

Fushata mediatike

Megjithatë, edhe pasi çështja shkoi në prokurori dhe gjykatë, me akuza të ndërsjella, një seri sulmesh mediatike u adresuan ndaj Komisariatit Nr.6, gjatë kohës që drejtohej nga Dritan Lamaj. Sipas tyre: “Në datën 28 shtator 2012, u publikuan katër kallëzime të bëra në Prokurorinë e Tiranës nga sipërmarrësi Arben Frroku, nga qytetarët Altin Marinaj dhe Laun Sulaj, si dhe nga kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj. E përbashkëta e katër kallëzimeve ishte dhuna e ushtruar nga kryepolici i Komisariatit Nr.6 Dritan Lamaj, prandaj secili prej tyre kërkonte ndjekjen penale të tij për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Në Prokurorinë e Tiranës janë depozituar të tjera kallëzime penale të sipërmarrësve dhe qytetarëve që kanë ndier mbi veten e tyre, familjarët dhe bizneset, veprimet e dhunshme të shefit të Komisariatit Nr.6. Kështu, kallëzime penale për Dritan Lamajn kanë bërë: Besnik Toma, Evelina Shabani, Vlash Gjoni, Martin Kozhuta, Kledian Deda, Grand Frroku, Ilir Lasku, Aleks Lala dhe Altin Marinaj. Këto kallëzime, përveç institucionit të akuzës, u janë dërguar edhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli, ministrave Noka dhe Halimi, si dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

 

 

Padia

Nëna iu sëmur pas hedhjes së fletushkave në rrugë

Dritan Lamaj ka paditur në gjykatë ideatorët e sulmeve denigruese ndaj figurës së tij, të cilët kanë hedhur fletushka në rrugë, madje edhe me portretin e tij. Pas këtyre sulmeve, kryekomisarit iu sëmur edhe nëna, ndërsa çështja shkoi edhe në Gjykatën e Tiranës. “Kërkoj të më dëmshpërblejnë për dëmin e shkaktuar si pasojë e sulmeve denigruese ndaj meje dhe familjes sime. Më kanë shkaktuar probleme familjare. Madje, edhe nëna ime, është sëmurur si pasojë e këtyre sulmeve, pa baza”, thuhet në padinë e nënshkruar në fund nga Dritan Lamaj.

Rreth muajit tetor të vitit të kaluar, në xhamat e automjeteve në Tiranë, u vendos një poster, ku kërkohej që të ndalej dhuna e ushtruar nga Komisariati i Policisë Nr.6. Madje, para këtij komisariati u organizuan edhe disa protesta, ku kërkohej që të largohej nga drejtimi Dritan Lamaj.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.