Ekzekutimi i komisarit, pyeten mbi 30 persona

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:46

 

TIRANË- Rreth ores 13.00 do te zhvillohet sot ceremonia percjellese per nder te ish shefit te Komisariatit nr.6 ne Tirane, Dritan Lamaj.

Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekua mbreme me 12 plumba ne nje atentat mafioz prane shtepise.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 minuta në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, nderkohe policia pak pas ngjarjes njoftoi se nje automjet tip BMW me targa te Durresit eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se me te jane larguar autoret.

Komisari 41- vjecar, babai i 2 fëmijeve ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ai u transportua me urgjence ne Spitalin Ushtarak, por sipas mjekeve duhet te kishte humbur jeten gjate rruges.

Nga te dhenat e para mesohet se autori i krimit i ka prere rrugen automjetit me te cilin po udhetonte Lamaj dhe ka ruajtur momentin qe ai ka qene i vetem.

Forcat te shumta te policise dhe kreret e policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes.

Per çdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te identifikimit te autorit Policia e Shtetit ka vendosur ne dispozicion shumen e parave prej 100 mije dollare, duke siguruar anonimatin e informatorit.

Dritan Lamaj në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese.  Atij i janë bërë akuza publike për mënyrën se si është sjellë kundrejt disa sipermarresve.

Lamaj kishte bere disa ankesa ne Prokurori per dsa kercenime qe kishte marre se fundi, per te cilat prokuria tha se eshte duke hetuar.

Nderkohe, pas ngjarjes, kompetenca e hetimit i ka kaluar Krimeve te Renda. Kjo, heton vrasjen per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, ku perfshihet edhe polici. Me shume se 30 persona u pyetur dje ne mbremje nga grupi i hetimit i Krimeve te Renda, qe tha se po bashkepunon ngushte me policine ne hetimin e ngjarjes.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.