EKSKLUZIVE / Ajala: PS, e destinuar të fitojë

- Procesi elektoral i Qershorit është shumë i rëndësishëm dhe, duhet pranuar e respektuar nga të gjitha palët, gjë që do të ishte një hap i madh përpara drejt integrimit të Shqipërisë në BE. Është kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala. Në një intervistë ekskluzive për “Shekulli”-n, Ajala thekson se në Shqipëri ka mungesë të shfaqjes së qeverisjes të mirë demokratike dhe të mirëkuptimit. Dhe kjo, sipas tij, “është në dorë të shqiptarëve që nëpërmjet institucioneve se si do ta udhëheqin këtë proces për të arritur atje”. Për Ajalën, situata aktuale e politikës në Shqipëri nuk është normale.
Përse BE-ja nuk po i jep Statusin e vendit kandidat për anëtar në BE Shqipërisë? Sipas jush, ku qëndron pengesa: në mosfunksionimin e demokracisë në Shqipëri, apo në mos përmbushjen e reformave të kërkuara?
Unë mendoj se kjo është pjesë e pasqyrimit të kësaj situate që ekziston në Shqipëri. Ashtu si të gjitha vendet që kanë ambicie për të hyrë në BE, ose ata që janë tashmë në BE, edhe për shqiptarët është shume e qartë se kush është rruga e tyre kjo falë gjatë gjithë këtyre viteve me këtë proces politik. Unë kam qenë i zhgënjyer me këtë tranzicion, pasi disa shtete e kanë akoma këtë lloj tranzicioni dhe kanë kaluar përmes vështirësive të ndryshme. Këtu ka qenë vështirësia e kundërshtive të vitit të fundit dhe të zgjedhjeve të fundit, jo si shenjë arritjeje e vendit, por si shenjë e vështirësive dhe në zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve. Për këtë arsye, përfundimisht, këtë herë procesi i hapur dhe i përshtatshëm demokratik i zgjedhjeve, bën të mundur arritjen e shumë gjërave, për të ngritur vendin në lartësinë ku duhet të jetë në dinamikën e re të demokracisë në botë. Por, gjithashtu, ti e vendos atë në një rresht me të gjitha vendet e rajonit dhe të botës, gjë që është shumë e rëndësishme në perspektivën e Bashkimit Europian. Europa sot ka të bëjë me bashkimin e kombeve demokratike, ku demokracia është një shtyllë bazë e një dëshire, në të cilën ne e ndërtojmë të ardhmen tonë pranë këtij unioni. Kështu që, kjo mbetet një kërkesë për t’a arrirë, dhe tani jepet një shans. Mendoj se procesi elektoral i Qershorit është shumë i rëndësishëm, që duhet pranuar dhe të respektohet nga të gjitha palët, gjë që do të ishte një hap i madh përpara drejt integrimit.
Nëse vjen në pushtet Partia Socialiste pas 23 qershorit, a do të mund ta marrë Statusin Shqipëria?
Ne, familja socialiste, kemi qenë pro që në fillim fare në këtë proces të integrimit europian dhe liderët e kësaj lëvizjeje ishin ideatorët e parë që dhanë mendimin e krijimit të një procesi integrues dhe dinamik që në hapat e parë të kësaj nisme. Në fakt, që në rininë time, më është dashur të përfshihesha me këtë ide të re, të Europës së Bashkuar,
së Ftohtë, ku pjesëtarët e kësaj ideje kurrë nuk u dorëzuan, për t’a parë këtë kontinent të bashkuar. Ku demokracia, të drejtat e njeriut, liria duhet të jenë bazat e kësaj hapësire të përbashkët, për t’iu dhënë mundësinë e zhvillimit të gjithë qytetarëve të saj. Elementë shumë të rëndësishëm të mendimit social janë dy ose tre qëllime, si: përkrahja, liria, mundësia për çdokënd, me më shumë barazi, me solidaritet, që është dhe pjesa më thelbësore e Evropës Perëndimore. Përfundimisht, Shqipëria, me ardhjen e socialistëve në pushtet, do të ketë përkrahjen maksimale nga ana jonë, përsa i përket aspiratave të saj për anëtarësimin me të drejta të plota në familjen e madhe evropiane.
A duhej të tërhiqej qeveria “Berisha” pas skandaleve si: Gërdeci, 21 janari, ku mbetën të vrarë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, si dhe pas skandalit të fundit me CEZ-in? Kam parasysh këtu faktin se dështimi i CEZit solli rotacionin politik në Bullgari, ku kryeministri i djathtë dha dorëheqjen, duke sjellë në pushtet të majtët.
Ne socialistët kemi një kulturë qeverisëse. Çfarë nënkuptojmë me qeverisje të mirë demokratike?! Qeverisje e mirë do të thotë që të kesh mirëkuptim dhe të punosh pastër. Këto janë rregulla të qarta dhe të forta, që duhen aplikuar nga të gjitha palët, me aftësi dhe transparencë, në procesin politik në të cilin autoritetet qeverisëse dhe qytetarët kanë të drejta dhe obligime; ku qeveritë janë të matshme nga vetë qytetarët, brenda kornizës së respektit të ndërsjellë dhe ligjit.
SHEKULLI
Add new comment