KQZ shtyn miratimin e buxhetit të zgjedhjeve

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:27

Me qëllim rishikimin e disa zërave në strukturën e shpenzimeve për procesin e ardhshëm zgjedhor  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu sot miratimin e buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi kërkoi që në këtë buxhet të përfshihet dhe kostoja e fushatës së edukimit zgjedhor, si dhe disa zëra të paparashikuara. Ndërkohë  anëtarët e Komisionit i kërkuan administratës zgjedhore sistemimin e të dhënave në pr/buxhetin për zgjedhjet e reja, i cili është hartuar në bazë të strukturës buxhetore të zgjedhjeve paraardhëse. Fatura financiare paraprake e përllogaritur nga administrata zgjedhore për zgjedhjet 2013 parashikon në total një shumë prej rreth 727. 254. 886 milion lekë.
 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.