Menaxhimi i pasurisë kombëtare

Në ditën kur u shpall zyrtarisht dështimi i tenderit të shitjes se Albpetrol, drejtues të Partisë Socialiste kanë mbledhur në një takim në Fier ndër specialistët më të mirë të sektorit të naftës në vend.
Keta te fundit i sugjeruan opozites se per te vene nen kontroll pasurite e nentokes dhe industrine e perpunimit te saj, te ngrihet nje strukture publike për zbatimin e marrëveshjeve koncesionare.
"Fillon nga kontrolli. Kontrolli i koncensioneve. Duke filluar nga termat e kontratës deri tek te sasia që shitet. Një kontroll i detajuar për të nxjerrë vlerën reale të Albpetrolit", tha Engjëll Përrenjasi, doktor profesor nafte.
"Albpetroli që është sot nuk duhet të privatizohet në asnjë mënyrë. Albpetroli duhet të jetë me një detyrë shumë të rëndësishme, të mbetet pasuri kombëtare", tha Dhimitër Gjini, inxhinier nafte.
Drejtuesit e opozites thane se qeveria deshtoi me albpetrolin, pasi u soll me të jo si një pasuri publike, duke i shkaktuar vendit një dëm ekonomik në miliona euro.
"Si në programin tonë elektoral politik dhe atë qeverisës do të vëmë në plan të parë, sidomos pasuritë nëntokësore, interesat kombëtare, interesat e komunitetit dhe interesat e punonjësve të djeshëm në naftë dhe të sotshëm. Ne nuk jemi kundër koncensioneve, ne nuk jemi kundër privatizimeve si filozofi, si politikë qeverisëse, por gjithmonë koncensionet, apo privatizimet do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve shqiptare", tha Gramoz Ruci.
Opozita tha se eshte e nevojshme realizimi i mbylljes se ciklit te nxjerrjes dhe perpunimit te naftes brenda vendit per te rritur vleren ekonomike.
"Sigurisht që Alpetroli në këtë gjendje do të jetë përderisa është komplet jashtë kontrollit të administratorit profesionist", tha Arben Ahmetaj, deputet i PS-së
Gjate takimit u vleresua se nxjerrja e naftes ne vend ka arritur ne 1 milion ton ne vit, por ajo eksportohet e gjitha bruto. Ne nje kohe qe nevojat e brendshme te tregut prej 650 mije ton ne vit realizohen nga importi, duke i shkaktuar humbje ekonomise kombetare vetem nga nafta ne mbi 200 milion dollare, pa llogaritur evazionin ne tregun e karburanteve qe kap vleren prej 150 milionë euo.
TOP CHANNEL
Add new comment