Lajçak: BE të reagojë ndaj deklaratave nacionaliste në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, është shprehur se vet BE duhet të reagojë ndaj deklaratave nacionaliste në Shqipëri. “Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, – ka thënë Lajçak për gazetën sllovake “Pravda”, raportojnë mediat serbe.Miroslav Lajçak ka ardhur ne Shqiperi si përfaqesues i baroneshes, Catherine Ashton pas ngjarjeve të 21 janarit. Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se nacionalizmi shqiptar nuk ka pretendime territoriale, por bazohet në vlerat e bashkëpunimit e bashkëjetesës me fqinjët. “Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo shqiptari për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit në Europë, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve njëri me tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë gjeneratave që u sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin shqiptar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, nuk bazohet në doktrina shfarosëse, siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë. Ky nacionalizëm bazohet në vlerat më themelore. Ndaj dhe ne qëndrojmë krenar të nacionalizmit tonë”,- u shpreh Berisha
MAPO
Add new comment