Ilir Meta takohet me emigrantët në Greqi

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:24

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e emigrantëve në gjithë këto vite, ndërsa ka theksuar se emigrantët meritojnë më shumë vëmendje.

Meta është takuar sot me rreth 500 emigrantë në Larisa e Volos të Greqisë, ku ka dëgjuar për të gjithë shqetësimet dhe problematikat e tyre.

“Kemi punuar gjithnjë për zgjidhjen e problemeve tuaja, emigrantët meritojnë më shumë vëmendje”, tha Meta, duke shtuar se “LSI ofron një paketë iniciativash për emigrantët e kthyer.”

Duke u fokusuar të zhvillimi ekonomi, Meta u ka premtuar emigrantëve se LSI do t’i ndihmojë ata të hapin biznese në Shqipëri.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.