Berisha: Mandatin e ardhshëm në fokus sporti. Ylli: Do të marrim në programin tonë për notin

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:21

Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistë të Tiranës, është shprehur se në mandatin e katërt, , investimet do të fokusohen tek sporti.

“Do të bëjmë gjithçka këtë katërvjeçar për një Shqipëri sportive, do të bëjmë çdo gjë që edhe në komunat më të largëta të vendit të ndërtohen terrene sportive, kjo në funksion të të rinjve. Unë besoj se sporti është i një rëndësie jetike për shëndetin, për kalitjen, për performancën në tërësi të të rinjve të vendit. 4-vjeçari që vjen do të jetë 4-vjeçari i terreneve sportive, në çdo komunë të vendit, i ndërtimit të palestrave në çdo shkollë të vendit”, tha Berisha.

Por lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Partia Socialiste. Deputeti Filed Ylli se sporti ka hyrë në ligjërimin e Berishës shumë vonë. 

“Zoti Kryeministër në ikje. Dëgjova që sporti më në fundi ka hyrë në ligjërimin tuaj. Gjynah...! Shumë vonë për shqiptarët që për sportin u mësove korrupsionin dhe bixhozin në makinat elektronike të dyqaneve të tua anembanë që nuk paguajnë as taksa. Në katër vjet ke hapur dymijë pika bixhozi dhe nuk ke dhënë asnjë lekë për sportin elitar”, shprehet Ylli.

“Mbase leket i ke marrë për vete si notar që thyen çdo vere rekorde përqendrimin në ujë më këmbë në tokë buzë detit të vilës qeveritare në Dhërmi”, shton ai.

Ylli e vazhdon më tej ironinë me Berishën duke thënë se pas 23 qershorit do ta  ftojnë në programin për notin dhe e mbyll me një këshillë: “Kur flet për sportin mbaje kurrizin drejtë që të jesh më i besueshëm, sinqerisht në mbështetje të kopjimeve të tua”, shprehet deputeti i PS-së.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.