Bashkia e Tiranës: 50 mijë qytetarë marrin hipotekën e shtëpive

Pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve elektorale, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka deklaruar se kanë nisur procedurat për hipotekimin e apartamenteve të 50 mijë qytetarëve.
Me 28 shkurt, kryebashkiaku do t’i propozoje Këshillit Bashkiak miratimin e listes prej 260 objekteve, te cilat me pas kalojne ne proces legalizimi. Keto objekte jane mbi 3 kate dhe bëhet fjalë për 11 mijë apartamente.
“Miratimi i kësaj liste nga Këshilli Bashkiak, i hap rrugën hipotekimit të 260 objekteve të cilat janë mbi tre kate, me një sipërfaqe totale prej 930 mijë metrash katrorë dhe prek rreth 11 mijë apartamente në qytetin e Tiranës. Me leje përdorimi do të pajisen të gjitha objektet, të cilat e kanë përfunduar ndërtimin para datës 23.4.2009, kohë në të cilën ka hyrë në fuqi edhe Ligji i ri për Planifikimin e Territorit dhe kanë shkelur kushtet e lejes së ndërtimit. 13 subjekteve, të cilat ndodhen në listën e zezë të Bashkisë Tiranë, të plotësojnë detyrimet e tyre përballë qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që t’i hapin rrugën hipotekimit të apartamenteve”, tha Tabaku.
Bashkia e Tiranës do të propozojë edhe uljen e taksave me 30 për qind për 523 subjekte të biznesit të vogël.
“Në 28 shkurt Bashkia e Tiranës i propozon Këshillit Bashkiak uljen me 30 për qind të taksës për 523 subjekte të biznesit të vogël që ushtrojnë veprimtarinë e tyre të prodhimit ose të shitjes në fushën e prodhimit të artizanatit në kryeqytet. Për të nxitur hapjen e vendeve të reja të punës, Këshilli Bashkiak me propozimin e kryetarit të Bashkisë, zoti Basha vendosi heqjen e taksave vendore për një periudhë kohe 5-vjeçare për të gjitha ndërmarrjet të cilët punësojnë 50 punonjës në zyrat e regjistrimit të Bashkisë”, tha Tabaku.
SHQIP
Add new comment