Arratisja nga burgu, identifikohet shqiptari

GREQI- Lorenz Lezi ka qenë shqiptari i cili u përfshi një ditë më parë në aksionin me helikopter për të arratisur nga burgu i Trikalas, në Greqi, nje te denuar me burgim te perjetshem.
Panajotis Vlastos, një i dënuar me burgim të përjetshëm tentoi të arratisej një ditë më parë me helikopter, i ndihmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin marrë peng një helikopter. Policia arriti që të ndërhynte në kohë, duke bërë të mundur edhe dështimin e pengmarrjes.
Mësohet se shqiptari vuan denimin per trafik droge ne kete burg, por ai ishte i lire pasi kishte shkelur me 5 ditë lejen e dhënë nga autoritete e burgut.
Në kërkim janë edhe dy gra bashkëpunëtore, ende të paidentifikuara. Mediat greke kanë publikuar sot edhe një video amatore, e cila eshte marrë nga banorët e zonës në afërsi të burgut.
PANORAMA
Add new comment