Ambasadorja çeke: Largimi i CEZ, jo pozitiv për Shqipërinë, qeveria të ndërmarrë hapat e pajtimit

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:47

 

Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bornislava Tomasova, që nga qyteti i Korçës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh, e ka  cilësuar si hap jo pozitiv largimin e kompanisë CEZ Shpërndarje nga Shqipëria. Tomasova ka bërë thirrje që nga shteti shqiptar të ndërmarrë hapat e pajtimit me kompaninë CEZ, edhe pse kjo e fundit ka nisur hapat e arbitrazhit.

Ambasadorja çeke është ndalur edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, duke i cilësuar deklaratat nacionaliste që kanë paraprirë fushatën zgjedhore si të rrezikshme.

“Zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë të lira. Deklaratat nacionaliste janë të rrezikshme. Ne kemi parë edhe në të kaluarën që kanë krijuar probleme”, – tha Tomasova.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.