Bulqizë, përplasje me armë zjarri

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:36

Një përplasje me armë zjarri mes personave që dyshohet se u përkasin dy grupeve të ndryshme është regjistruar mëngjesin e së martës në Bulqizë. 

Burime policore lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Minatori dhe se përplasja mund të ketë ardhur si pasojë e luftës për kontrollin e kromit mes dy grupeve. 

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët gjithësesi nuk është hera e parë që hasin episode të tilla. 

Prania e kromit në minierën e Bulqizës ka bërë që qyteti të kthehet në një fushë beteje mes fiseve të ndryshme, që pretendojnë kontrollin e materialeve minerare. 

Ndërkohë, po mëngjesin e sotëm një tjetër akt kriminal është verifikuar në Bulqizë. Një tregtar bizhuterish është grabitur teksa hapte dyqanin e tij në qendër të qytetit. 

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se grabitësit, të maskuar, kanë arritur të marrin një shumë prej 23 milionë lekësh dhe një sasi bizhuterish dhe më pas janë larguar. 

Burimet saktësojnë se argjendaria e grabitur përdorej nga pronari i saj, shtetasi Ismet Cami, edhe si pikë këmbimi valutor, gjë që mund ta ketë bërë më tërheqëse për grabitësit. 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.