Itali, në pikëpyetje qeveria

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:45

Rezultatet e ngushta të zgjedhjeve në Itali rrezikojnë që të dëmtojnë rëndë shanset e secilës parti fituese që të formojë një qeveri, raportoi rreth orës 19:30 Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”. 

Ndërsa votat janë në numërim, duket se qendra e majtë e Bersanit do të sigurojë një avantazh prej disa pikësh në Parlament, por Senati mund t’i kalojë Berlusconit dhe aleatëve të tij.

Në një situatë të tillë, votëbesimin për të krijuar një qeveri do ta merrte blloku i majtë i Bersanit, por mundësia që ai të marrë numrat e mjaftueshëm për të krijuar një qeveri duket e vështirë.

Rezultati befasues i partisë së komedianit Grillo, në nivelin e rreth 20% të votave në Parlament dhe 25% në Senat, e bën situatën politike në Itali tepër të ndërlikuar. Ky grupim eshte shprehur se nuk ka ndermend te jete pjese e asnje qeverie dhe se qellimi i tij do te jete te beje nje opozite te forte ndaj klases aktuale politike ne Parlament.

Pa Grillon, asnjë koalicion nuk arrin të formojë shumicën, kjo edhe përballë rezultatit të dobët të listës së kryeministrit Monti, i cili duket se ka grumbulluar rreth 10% në secilën prej dhomave të Parlamentit.

Sondazhet aktuale

Aktualisht, sondazhet e para paszgjedhore në Itali nxjerrin fitues bllokun e qendres se majtë të udhëhequr nga Pier Luigi Bersani, por numërimi i votave vazhdon. 

Me rezultatet zyrtare që pritet të konfirmohen në darkë, pritet që Partia Demokratike e Bersanit të konfirmohet si fituese mbi bllokun e dytë, atë të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, me nje diference rreth 3-4%.

Ne Itali, Partia Demokratike renditet midis forcave te qendres se majte. Aleanca e qendres se djathtë të Berlusconit me partinë e ekstremit të djathtë të “Lega Nord” duket se ka grumbulluar 29% të preferencave.

Megjithate, ne Dhomen e Larte te Parlamentit, ne Senatin Italian, rezultati eshte shume i ngushte, me bllokun Berlusconi qe kryeson me 31%, PD-ne 30%, bllokun Grillo 25% dhe listen Monti 8%, deri ne oren 19:30.

Nese keto rezultate konfirmohen, me Parlamentin ne dore te PD-se dhe Senatin ne dore te Berlusconit, per Italine, negociatat per qeverine e re mund te rezultojne vecanerisht te veshtira.

Çfare do qe te ndodhe, i sigurt eshte rezultati befasues i partisë së komedianit Beppe Grillo. Pas një fushate të bazuar mbi ironinë dhe kritikat mbi të gjithë klasën politike ekzistuese, duket se forca e tij ka marrë rreth 20% të preferencave dhe mund të rezultojë vendimtare në llogaritë për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Zhgënjyese janë rezultatet e para paraprake për Parlamentin per kryeministrin e fundit, Mario Monti, blloku i të cilit grumbulloi 8-10% të votave, një shenjë e qartë që italianët kanë votuar në shumicë dërrmuese për ndryshimin e kursit të ndjekur në vitin e fundit nga qeveria e tyre e teknokratëve.

Kriza ekonomia dominoi debatet perpara zgjedhjeve 

Këto zgjedhje u zhvillian në një klimë pesimizmi në Italinë e përfshirë nga probleme të rëndësishme ekonomike. Ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës përballet me një borxh të lartë kombëtar, rënie ekonomike dhe masa të ashpra kursimi.

Rënia drastike e besimit tek politika u konfirmua edhe me pjesëmarrjen e ulët, e cila sipas të dhënave zyrtare ra me 6% nga zgjedhjet e meparshme, duke u vendosur në histori këto zgjedhje si një prej votimeve që i kanë interesuar më pak italianëve ndonjëherë.

Këto zgjedhje të përgjithshme në Itali ishin të parakohshme, pasi në dhjetor deputetët e bllokut të Berlusconit tërhoqën mbështetjen për qeverinë Monti, duke sjellë rrëzimin e saj.

Pothuajse të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këto votime kanë pranuar nevojën e programeve shtrënguese, për të rishëndoshur financat kombëtare, por ish-kryeministri Berlusconi sfidon këtë logjikë, duke premtuar ulje taksash dhe nxitje të mëtejshme për biznesin, si e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

Në programin e tij ekonomik, Bersani ka një program të bazuar tek shkurtimet, por me disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me programin e Montit, të kritikuar prej ish-anëtarit të partisë komuniste si të paafektshëm dhe në gjendje vetëm që të zgjasë vuajtjet për italianët.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.