Fyle takon Metën: Zgjedhjet, testi kyç për funksionimin e demokracisë në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle ka ripërsëritur edhe një herë faktin se përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme janë testi kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.
Deklaratat e komisionerit Fyle u bënë gjatë një takimi me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në Bruksel
“Është thelbësore që liderët politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standardet ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve përballë shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në axhendën europiane shumë shpejt pas zgjedhjeve”, theksoi Komisioneri Fule.
Komisioneri Fule gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në axhendën e saj europiane dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet të punojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian”, – shtoi Fule
SHQIP
Add new comment